Covid-19/ U zhduk që vjet, detaji i frikshëm që u zbulua nga viktima 79-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku mësohet se një nga dy viktima e familjes Manoilova që u gjetën të vdekur në apartamentin e tyre në Veles ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19

Burime të Alsat bëjnë të ditur se zonja 79 vjeçare ka vdekur si pasojë e virusit, ndërsa i biri saj i cili gjithashtu u gjet i vdekur ka rezultuar negativ në test.

Fqinjët e pallatit ku ka jetuar familja Manoilova kanë denoncuar rastin si pasojë e erës që ka kundërmuar nga hapësirat e apartamentit. Sipas tyre, dy familjarët për herë të fundit janë parë para festave të fund-vitit.

Nga Prokuroria Themelore e Velesit thonë se autopsia e viktimave ka mbaruar dhe se tani po pritet obduksioni toksikologjik. Fqinjët thonë se institucionet nuk kanë zhvilluar anketa epidemiologjike me banorët e pallatit.

Rasti në fjalë ngre dyshimet nëse virusi Covid-19 ka qenë aktiv nga muaji dhjetor, gjë për të cilën ishte diskutuar edhe në mbledhjen e atëhershme të Komisionit për sëmundje infektive.

Të fundit

Shqipëria, ndër 3 popujt më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT. Në...

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë ta bëjnë...

Vatër e re zjarri në Fushë-Arrëz, bashkia kërkon ndihmë nga ajri

Një vatër tjetër zjarri është shfaqur në Fushë-Arrëz, por këtë herë në pyjet pranë fshatit Kryezi në Podinat. Flakët po favorizohen nga era e fortë...

Kriminalizimi i gjestit politik është një gabim fatal

Mark Borkowski Ndërkohë që duartrokasim sufraxhetet dhe figura si Peter Tatchell, Britania po humbet të drejtën për të protestuar. Duhet t’i bëjmë vetes pyetjen: si do...

Asllani huazohet tek Torino, Interi i gjen pasuesin në Francë

Interi ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Kristjan Asllanit, i cili sapo është transferuar tek Torino. Klubi zikaltër po synon transferimin e Andy Diouf, mesfushorin...

Lajme të tjera

Web TV