Policia e Vjenës ka një mënyre speciale për t’i mbajtur njerëzit në shtëpi -VIDEO

Nuk është data 1 e fillim vitit dhe nuk po ndiqni as koncertin tradicional të Filarmonisë së Vjenës. Po një video me muzikë filarmonike po bën xhiron e rrjetit.

Janë policë vjenezë që luajnë më vegla muzikore duke dhënë një mesazh të fortë për qytetarët e tyre që të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndihmojnë në pengimin e përhapjes së COVID-19.

E gjithë banda muzikore ka dhe një dirigjent. Kualiteti ndoshta nuk është i Filarmonisë së Vjenës, por mesazhi është aq i fortë sa për të gjithë është i kuptueshëm./Fjala.al