Ahmetaj letër rajonit dhe BE-së: Bashkëpunoni me kompanitë në Shqipëri për prodhimin e veshjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ahmetaj letër rajonit dhe BE-së: Bashkëpunoni me kompanitë në Shqipëri për prodhimin e veshjeve për mjekët, policët e ushtarët

Ministri Arben Ahemtaj, i cili mban detyrën e administrimit të situatës së COVID-19 në Shqipëri i ka bërë letër zyrtare ministrave të Ekonomisë në BE dhe Ballkan Perëndimor që veshjet e specializuara për mjekët, policët e ushtarët t’i prodhojnë në kompanitë fason në Shqipëri.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ahmetaj ka bërë publike këtë letër ku shprehet se kompanitë shqiptare të fasonit kanë ndërprerë kontratat me porositësit dhe mund ta orientojnë prodhimin drejt veshjeve të specializuara.

Sipas Ahmetajt kjo do lehtësonte sektorin e fasonëve në Shqipëri, ndërsa nga ana tjetër do plotësonte nevojat për pajisje mbrojtëse ndaj COVID-19.

Postimi dhe letra e Arben Ahmetajt:

Në vazhdën e nismave për mbështetjen e sektorëve të ekonomisë të afektuar si pasojë e COVID-19, i jam drejtuar me një letër zyrtare Ministrave të Ekonomisë të vendeve të rajonit e BE, për të konsideruar mundësinë e bashkëpunimit me kompanitë fason në Shqipëri, për prodhimin e veshjeve të specializuara në mjekësi dhe uniformave të policisë e ushtrisë.

Kompanitë shqiptare të fasonit, në kushtet kur kontratat e mëparshme me porositësit janë ngadalësuar apo në disa raste ndërprerë, kanë përshtatur ciklin e prodhimit me situatën aktuale, për ta orientuar prodhimin drejt veshjeve dhe këpucëve për mjekët, policinë, ushtrinë dhe gjithë forcat që sot luftojnë në vijën e parë të betejës me armikun e padukshëm.

Bashkëpunimi me vendet partnere, nga njëra anë i jep një frymëmarrje jetike sektorit duke mundësuar vijimin e aktivitetit, dhe nga ana tjetër furnizon nevojat e shteteve që në këtë periudhë shkojnë përtej kapaciteteve të tyre.

Jam i bindur në angazhimin e fqinjëve dhe partnerëve tanë për ta kthyer këtë në një korsi bashkëpunimi dhe përfitimi reciprok, sepse si çdo luftë, edhe këtë mund ta fitojmë vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë!/Fjala.al/

Lexo edhe :  Raporti final për 11 majin: Pati dy probleme madhore

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV