COVID-19/ Bardh Spahia: Prefekti i Shkodrës kurban, u përdor si leckë nga Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pas shkarkimit të prefektit në Shkodër për situatën e krijuar nga COVID 19, për shkak se qarku në fjalë ka shënuar rritje ditët e fundit.

Spahia thotë se qeveria ka marrë pak masa për të frenuar përhapjen e virusit në Shkodër, ndërsa prefekti u bë kurban pikërisht për shkak të këtij keqmenaxhimi.

Më tej ai shton se ka ardhur koha që qeveria të kthejë vëmendjen nga Shkodra dhe të mos i përdorë njerëzit si leckë, sic bëri me prefektin socialit.

Deklarata e Bardh Spahisë:

3 të infektuar të rinj me COVID-19 në Shkodër, e një në Pukë e cuan në 53 numrin e të prekurve, sipas shifrave zyrtare. Njëlloj si në shifrat totale, ato u rritën pasi u rrit numri i testimeve, c’ka tregon se situata në terren është tjetër nga shifrat e ofruara. Por Shkodra po tregon se sa pak vëmendje ka patur nga qeveria. Pasi i sulmoi pacipësisht kryetaren e Bashkisë dhe qytetarët e Shkodrës për situatën me COVID-19, Rama e bëri një kurban nga rradhët e veta, për t’ia hedhur përgjegjësinë, prefektin e Shkodrës. Tejet qesharak justifikimi, se prefekti nuk paska treguar lidership e vendimmarrje, kur dihet mirë se as ministrat nuk guxojnë të vendosin vetë, nën pushtetin e Edi Ramës. Eshtë thjesht mënyra se si një individ, i përdor njerëzit si lecka njëpërdorimëshe, por edhe frika që ka nga Shkodra, edhe nga vetë socialistët shkodranë, të cilëve po u centralizon edhe drejtimin e një institucioni vendor si Prefekti, me një të përzgjedhur nga Tirana. Njëlloj sic u ka bërë edhe me partinë, nuk merr në konsideratë asnjë socialist vendas që t’i japë besim, por kjo është një cështje e tyre e brendshme. Sidoqoftë, fakt është se kjo qasje ndaj Shkodrës ka sjellë mungesën e vëmendjes institucionale në këtë kohë sfiduese me virusin Korona, dhe Rama përgjegjësinë po e hedh edhe tek të vetët. Në fakt cdo funksionar vendor, i djathtë apo i majtë, cdo anëtar i personelit shëndetësor, e di mirë se c’ka qeveria u ka ofruar deri tani, ka qenë vetëm presioni për të mos folur, për të mos u ankuar për pajisjet e munguara mbrojtëse, për mungesën e testeve e madje edhe moszbatimin nga policia të detyrimit për karantinim të shtetasve të ardhur nga Italia. Kurbanët brenda vetes janë problemi i Ramës dhe i ndjekësve të tij natyrisht, por Shkodra duhet të marrë mbështetjen që i takon, me të gjitha mjetet që i duhen për t’u përballur me COVID-19. Nuk është cështje dëshire, por detyrimi institucional e shtetëror në cdo vend demokratik!/Fjala.al/

Të fundit

“Dimër deri në…”/ Meteorologia tregon kur largohet i ftohti: Ja kur vijnë ‘ditët e verës’

Deri në mes të javës territori shqiptar do të jetë në kushtet atmosferike të ftohta, por pa reshje. Meteorologia...

Gati 8 tonë mish pule me salmonelë në treg/ Shkarkohet drejtori i AKU në Tiranë

Dorëhiqet nga detyra drejtori i Autoritetit Kombëtar Ushqimor në Tiranë, Fatjon Pasholli. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në vend të Pashollit...

Mbërrijnë fletët e votimit për diasporën, ja kur shpërndahen

Kanë mbërritur në Shqipëri fletët e votimit për emigrantët që u prodhuan në Slloveni. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se nga data 15 deri...

Dy afatet e fundit për fatin e Vuçiçit

“Financial Times” shkruan se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç po përballet me javët më sfiduese të karrierës së tij. Janë dy afate politike që...

Në Kosovë nderuan sulltanin osman, Murati I.

Nga Spartak Ngjela Gjithsesi qeveria aktuale e Shqipërisë duhet ta ketë parasysh se shqiptaria nuk shpërbëhet dot kurrë. Një turp historik. Këta neoosmanë siç duket kanë...

Lajme të tjera

Web TV