COVID gjunjëzon Britaninë/ 917 viktima brenda ditës, mes tyre një 11-vjeçar

Një tjetër bilanc tragjik është regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, ku kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, 917 persona brenda ditës.

Ndërkohë numri total i viktimave ka shkuar në 9 mijë e 875 kurse sot në krahasim me ditën e djeshme ka një rënie të lehtë prej 63 viktimash.

Nga ana tjetër është shënuar dhe viktima më e re në ishull, një 11- vjeçar i cili humbi betejën me COVID-19 në Angli.

Anglia dhe Franca mbajnë për momentin ritmin më negativ sa i përket viktimave nga koronavirusi teksa janë shënuar 78 mijë e 991 raste në total./fjala.al