Dokumenti/ Kriza nga Covid-19, qeveria shtyn pagesat e kësteve të tatimit deri në këtë afat

Situata e krijuar nga koronavirusi ka bërë që qeveria të vendosë shtyrjen e afatit të dorëzimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël.

Përmes një akti normativ, firmosur nga kryeministri Rama bëhet me dije se biznesi i vogël do të ketë kohë deri në tëtor 2020 për të shlyer detyrimet.

“Pagesat e kësteve të parapagimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin kryhen pranë bankave të nivelit të dytë dhe Postës Shqiptare, sh.a., për llogari të administratës tatimore, për tremujorin e parë dhe të dytë të vitit 2020 brenda datës 20 tetor 2020, ndërsa për tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2020 brenda datës 20 dhjetor 2020.”-shkruhet në aktin normativ./Fjala.al/