Një shkencëtare kineze e cila njihet si një nga ekspertet më në zë mbi koronavirusin u ndalua nga regjimi komunist kinez të publikonte zbulimin e saj mbi Covid-19.
Shi Zhengli, zbuloi përbërjen gjenetike të sëmundjes së re, gjë që është shumë thelbësore për zhvillimin e testeve diagnostikuese dhe vaksinave.
Zbulimi do të ngrinte pikëpyetje mbi pandeminë se si ajo shpërtheu në Wuhan.
Për këtë arsye regjimi kinez ‘zhduku’ të gjitha zërat që paralajmëronin shpërthimin e koronavirusit.
Në qendër të sulmit ishte Shi Zhengli, e njohur ndryshe si ‘Gruaja Bat’ (Gruaja e Lakuriqëve të Natës) për faktin se kishte vite eksperiencë në ekspedita të vështira në shpellat e dendura të Kinës në gjetjen e viruseve duke arritur një seri zbulimesh të rëndësishme shkencore.Virologja u thirr në laboratorin e saj të sigurisë së lartë në Wuhan në fund të vitit të kaluar pasi ishte evidentuar një virus i ri, i cili quhej koronavirus. Brenda tre ditësh ajo realizoi renditjen e gjeneve të koronavirusit.
Gjetjet treguan se koronavirusi ishte i ngjashëm me SARS-in, epidemia e viteve 2002-2003 që që shpërtheu në Kinë dhe më pas në 33 vende.
Një gazetar kinez, Gao Yu, i cili ka dalë nga karantina pas 76 ditëve bllokim në Wuhan, thotë se ka biseduar me virologen e njohur Shi gjatë kohës që ajo pezulluar dhe zbuloi se “Ne mësuam më vonë që instituti i saj i gjeti sekuencat e gjeneve dhe testet e ndërlidhura që në 2 janar”
Dy uebfaqe të universiteteve kryesore kineze dyshohet se kanë botuar kohët e fundit studimin dhe më pas i kanë hequr.
Kjo ka ndodhur pasi lidhet me politikën e Kinës sipas së cilës duhet të bëhen kontrolle të rrepta përpara se studime të tilla të publikohen.
Të dy universitetet Fudan dhe Universiteti i Gjeoshkencave të Kinës (Wuhan) kishin publikuar më pas kinse njoftime duke thënë se kërkimet mbi origjinën e koronavirusit do t’i nënshtrohen kontrolleve të qeverisë.
Drejtori i Institutit SOAS në Londër, Profesori Steve Tsang, tha që qeveria kineze është më e shqetësuar për “kontrollimin e informacioneve mbi koronavirusin sesa shëndetin publik apo pasojat ekonomike”.
Yanyi Wang, drejtori i Institutit të Virologjisë në Wuhan i dërgoi stafit një email që vinte me urdhër nga lart, sipas të cilit të mos zbulohej asnjë informacion mbi sëmundjen e koronavirusit.
Wang thoshte se Komisioni Kombëtar i Shëndetit kërkon pa mëdyshje që çdo test, të dhëna klinike, rezultatet e provave, përfundimet në lidhje me epideminë të mos publikohen në platformat e mediave sociale, dhe as [ai] të mos identifikohej nga media përfshirë zyrtarët e qeverisë dhe institucionet partnere.
8 ditë më vonë, një ekip i udhëhequr nga një profesor në Shanghai mori mostra nga një pacient i infektuar me koronavirus dhe publikoi një sekuencë gjenome në një platformë interneti.Laboratori i tij u mbyll dy ditë më vonë.
Publikut i thuhej se nuk ishin raportuar raste të reja në Wuhan për më shumë se një javë dhe nuk kishte prova të qarta të transmetimit të koronavirusit te njerëzit, edhe pse me dhjetëra punonjës të shëndetësisë kishin filluar të sëmuren nga Covid-19.
Në një fjalim në internet muajin e kaluar, Shi Zhengli theksoi se ekipi i saj zbuloi që në 14 janar se virusi i ri mund të infektonte njerëzit, gjashtë ditë para se Kina ta bënte tashmë zyrtare.
Gjithashtu, Organizata Botërore e Shëndetit ishte në mbështetje të pretendimeve të Kinës se koronavirusi nuk transmetohej te njerëzit.
Ekipi i Shi i publikoi të dhënat që identifikohen sëmundjen që në 23 janar në një portal shkencor para publikimit muajin tjetër nga revista Nature.
Sipas saj sekuenca gjenomike ishte 96 për qind identike me një virus tjetër që ata kishin gjetur te lopët dhe kuajt në Yunnan.
Shi njihet si specialiste në sëmundjet në zhvillim si dhe ka fituar një vlerësim global për punën e saj mbi lidhjet midis lakuriqëve dhe koronaviruseve, e ndihmuar edhe nga ekspeditat, ku ka mbledhur kampione dhe shtupë në rrjetet e shpellave fetide të Kinës jugore.
Ajo ishte pjesë e grupit kryesor që gjurmoi SARS, virusin që lindi nga një krijesë e ngjashme me macen që konsumohet shpesh në Kinë.
Instituti i Virologjisë në Wuhan, i vendosur dhjetë milje nga tregu i kafshëve të egra që cilësohen si burimi i Covid-19, ka një laborator me siguri të lartë pas shpërthimit të SARS.
Ishte ky fakt që ndezi teoritë e komplotit nëse Covid-19 ishte i krijuar nga njeriu.
Shi, e cila zëvendësdrejtore e laboratorit, pranon se kur u thirr nga një konferencë për të hetuar sëmundjen e re, ajo pyeti veten nëse një koronavirusi mund të kishte dalë nga laboratori i saj.
Ajo kishte paralajmëruar në lidhje me rrezikun e epidemive nga viruset por ajo betohet me jetën e saj se nga laboratori që ajo drejton nuk ka rrjedhur asnjë virus.
Por ajo thotë se nuk e priste një shpërthim të tillë në Wuhan, në qendër të Kinës, pasi studimet e saj parashikonin se zonat subtropikale në jug kishin rrezikun më të lartë të transmetimit të koronavirusit te njerëzit./Përshtati nga Daily Mail për Fjala.al, B. Quku