Miku dhe donatori i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trumpit, Stanley I. Chera ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Chera ndodhej në gjendje kome pasi ishte infektuar nga virusi i rrezikshëm, ndërsa ditën e shtunë mediat amerikane raportojnë se ai ka humbur jetën.
Vdekja e Stanley I. Chera u raportua nga The Real Deal, e cila mbulon industrinë e pasurive të patundshme në New York.
Ky raportim citoi burime të paidentifikuara që kanë punuar me Crown Acquisitions, firmë të cilën Chera e ka themeluar dhe e ka drejtuar.
Miku i Trump edhe pak bënte 70 vjeç, por nuk ia ka dalë që të mbijetojë nga Covid-19.
Presidenti i SHBA-ve, kishte folur në konferencat e fundit të Shtëpisë së Bardhë për një mik i cili ishte sëmurë me virusin, i cili ka vrarë më shumë se 20 mijë amerikanë, sipas Universitetit Johns Hopkins./Fjala.al/