Humb jetën nga Covid-19 edukatorja 21-vjeçare, po priste transplantin e mëlçisë

Një edukatore ka vdekur pasi rezultoi pozitive ndaj koronavirusit ndërsa ishte në spital në pritje të një transplanti të mëlçisë.

Familja e Katie Horne është “shkatërruar” nga vdekja e 21-vjeçares në Spitalin King’s College në Londër, ku ajo po priste për transplantin e mëlçisë.

Motra Emma tha se vdekja e Katie duhet të jetë një “thirrje zgjimi” për Britaninë që ta marrë seriozisht pandeminë, pasi numri i të vdekurve vazhdon të rritet. Duke folur për BBC, Emma tha: “Njerëzit duhet të kuptojnë se sa serioz është kjo”.

Katie, nga Burgess Hill, West Sussex, nuk u fut më parë në operacion për shkak të Covid-19, pretendoi e motra e saj.

Numri i vdekjeve zyrtare të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar u rrit mbi 10,000 pasi 657 vdekje të tjera u raportuan në Angli, si dhe 24 në Skoci, 18 në Uells dhe 11 në Irlandën Veriore.

Burimi: mirror.co.uk/ , Përshtati: Fjala.al