COVID-19/ Rama: Po punojmë me gjithë zemër për t’ju ndihmuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se paketat ekonomike të prezantuara nga qeveria, janë dhënë 17 milionë dollarë, që siç tha ai, nuk është shumë e vogël.

Kreu i qeverisë u shpreh se çdo gjë që thotë e bën, duke nënvizuar se ka punuar e do punojë me zemër për të ndihmuar shqiptarët.

“Paketa e zgjeruar prek edhe 100 mijë të tjerë në biznesin e vogël. Do merrni të gjithë 400 mijë lekë. Kjo sepse keni punuar, por me orare të cunguara. 66 mijë të tjerë që janë në kompani të mëdha, që i kanë hequr nga puna etj, edhe 10 mijë të tjerë që janë në turizëm do paguhen me 400 mijë lekë. Po japim 17 milionë dollarë, e nuk janë pak. Këtë e bëjmë për t’ju lehtësuar pak frymëmarrjen. Çdo gjë që them, unë e bëj”, tha Rama.

Më tej, ai shtoi se e di që problemet nuk mbarojnë këtu, duke vlerësuar se shpreson që paketat së paku të mund të bëjnë që njerëzit të marrin më tepër frymë.

“Ju që keni humbur vendin e punës dhe punoni në biznese të mëdha, do të merreni nga 400 mijë lekë të vjetra. Unë nuk jam magjistar, por unë jetoj ditë e natë me hallet e juaja. Ata që punojnë në qendra tregtare, të gjithë do të marrin 400 mijë lekë, do i marrin nga paketa e zgjeruar. Ne kemi punuar me gjithë zemër që t’ju shërbejmë juve”, u shpreh Rama.

Të fundit

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë...

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Vëzhgim: Autostradat pa destinacione të shqiptarëve

Nga Leonard Veizi Në fundjavë, njeriu kërkon të gjejë ca orë prehje. Ndaj niset për të kapur, o ndonjë majë mali, ose ndonjë buzë përroi....

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato zvogëlojnë inflamacionin, përmirësojnë gjumin, rrisin...

Lajme të tjera

Web TV