Mall për liri!

Meditim në ditën e 25 të izolimit…

Nga Eda Aga, studente

Bukuria që vret! Magjia e një pranverë në kohë kolere, të cilën Migjeni na kishte paralajmëruar përpara 100vitesh, ai ndoshta si grusht ndaj politikës dhe gjendjes mjerane të Shqipërisë, sot do ta kishte për politikën globale, shkatërrimin e botës nga pangopësia për para!.
Në këtë kohë të bukur, kohë pranvere, gjelbërimin e sadopak pyjeve që më zë syri apo dhe cicërimën e zogjve, po i shijoj me dhimbje, si asnjë pranverë tjetër, nga kjo dritare e vogël ku jam mbyllur a thua jam një Ana Franku e vogël, duke u përpjekur ti jap kuroja vetes se e gjitha kjo është thjesht një makth i keq dhe sapo të hap sytë çdo gjë do të mbarojë.
Po, do të mbarojë unë do të kem mundësi që të dal sërish! Do dal të përqafoj qiellin, diellin, detin, yjet, botën që ndiej, shikoj, prek, dëgjo, nuhas, o Zot mezi po pres!
Po, po sapo të mbaroj i mallkuari izolim, e para gjë do fluturoj tek të gjyshërit e mi ti përqafoj me orë të tëra për të zëvendësuar gjithë këtë kohë që nuk i kam parë, por e di se ajo kohë që ka kaluar nuk kthehet më pas, që të mund të fillonim aty ku e kishim lënë. Me mall po pres të mbarojë, të shkoj në oborr të gjyshërve që të shikoj natyrën e e cila është e veshur e gjitha në ngjyrën e bukur të gjelbër, t’ju dëgjoj zërin dallëndysheve e t’ju marr erë luledeleve dhe pafundësive të tjera të luleve.
Por po e nis me ditën në të cilën ndodhemi fiks ‘’dita 26’’ të mbyllur, të izoluar në shtëpitë tona pranë familjareve duke u munduar t’ju qëndrojmë pranë për ta kaluar sa më lehtë këtë situate dhe duke ju larguar mendjen gjyshërve tanë të cilët supozohet se janë me të prekur. Mirëpo kush kish imagjinuar se pikërisht në vitin 2020 do të na duhej të kalonim një virus që do na burgoste të gjithëve anë e mbanë globit në shtëpi. E habitshme kur e mendon edhe pse jemi në kulmin e teknologjisë, kemi shtete që janë superfuqi ekonomike dhe botërore, e kur vjen puna, sot, edhe vetë ato janë të gjunjëzuara përballë asaj që quhet ‘’Covid19’’.
Në mëngjes gjendesha në rrugë e vetme, për një moment kuptova se çfarë do të thotë të ecje në një qytet fantazmë, të heshtur, ku çdo rrugë ishte e zbrazur, madje asgjë nuk pipëtinte edhe gjethet e njoma dukeshin sikur e kishin të ndaluar të lëviznin e jo më jetesa e qytetit. Kur e sheh për së largu duket si një skenar filmi ku çdo gjë është e parashikuar se do të ndodhë mirëpo derisa të arrijmë tek fundi duhet të presim sepse ende nuk e dimë vijimësinë. Dhe ne këtë moment ty të lind pyetja, ‘’a është me të vërtetë se ky është një skenar i vërtetë filmi’’? Në fakt vetë njerëzimi sikur nuk po e kupton, a po bëhet jeta një film apo skenari i trilluar i filmit po vihet në jete? Dilemë e madhe ku nuk di se çfarë përgjigje të japësh sepse në të dyja rastet duket sikur çdo gjë është e realizuar.
Sot të gjendur përballë një virusi që po na mban peng, po arrijmë të kuptojmë jetën dhe rëndësinë e saj, për të mos e çuar dëm atë por për ti dhënë vlerën dhe kuptimin që ajo meriton. Sot më shumë se kurrë po kuptojmë se sa shumë na ka ndarë teknologjia nga ato që janë çdo ditë pjesë e jetës tonë, nga ato që kujdesen çdo ditë për ne që na ushqejnë, na kane edukuar na falin dashuri ndoshta pa e kuptuar dhe vazhdojnë ende të kujdesen për ne sikur të ishim akoma në moshën e fëmijërisë pikërisht pra familja jonë, prindërit tanë, me pak fjalë vete jeta jonë.
Dëgjoj shpesh të rinj që thonë se çdo të bënim po mos të kishim telefonat, internetin apo lojërat që gjenden ne to se çfarë do të bënim se si do ta kalonim kohën? Të rinj të dashur pse nuk mendoni pak se si e kanë kaluar kohën me gjyshërit apo prindërit tanë ku në kohën e tyre nuk kishte nga këto të ‘’mira’’ që në i quajmë sot. Dhe ato të mbyllur kanë qenë nuk dilnin të bënin xhiro në mes të qytetit me makina me xhama hapur me muzikën në kupë të qiellit për të tërhequr vëmendjen e atyre që kaloni rrugën apo të uleshin në kafe dhe mos të dinin të ngriheshin më. Përkundrazi duke mos bere asnjërën nga këto me aq sa kishin ishin të lumtur dinin të argëtoheshin me lojërat e tyre, ndihmonin prindërit e tyre nuk dini se çfarë është mosrespektimi i të rriturve ndërsa sot të themi të vërtetën mund të dëgjojmë mjaft mirë djalin apo dhe vajzën duke ju përgjigjur prindërve apo edhe gjyshërve pa respekt nga fjalët me të ndryshme. Është me të vërtetë për të ardhur keq që nga vete fëmija yt ne të cilin ti ke sakrifikuar dhe vazhdon ende ta besh mos të te sjellë gotën e ujit kur ti ja kërkon. Shpresoj shumë dhe uroj që në këtë periudhë në të cilën ndodhemi sot të kuptojnë rëndësinë e dhe vlerën e prindërve sepse nuk ju kushton asgjë që t’ju falni sado pak dashuri, kur e dini mjaft mirë se do të ju kthehet në shumëfish.
Mos ndoshta e gjithë kjo që po ndodh është një shenje që njerëzimi të ndryshoje, të fillojnë njerëzit të bëhen me të përgjegjshëm, mos ndoshta ky virus po na mban peng që ne ti duam më shume fëmijët tanë, që edhe ajo nënë e pashpirt të mendoje për shpirtin e saj për fëmijën e saj dhe të mos e braktisë. Të respektojmë dhe ta duam me shumë njëri tjetrin, të mos bëhemi egoistë kur kemi mundësinë për të ndihmuar dikë por ta ndihmojmë me sa kemi mundësi, të mos bëhemi ziliqare kur dikush prek majat por ta duartrokasim dhe mos të ndalemi as në sepse edhe ti edhe unë apo çdo kush nga ne mundet të bëhet zot i ëndrra të veta sigurisht pa u dorëzuar dhe duke i thënë vetes se po: unë mund t’ia dal. Sikur nga racioni jonë të hiqnim një copë çdo gjë do të ishte edhe më e bukur kur t’ia dhurojë atë një të pangrëni, sepse në sytë e tij do të shikojë një falënderim me gjithë zemër dhe lot të pafajshme që të godasin si thikë pas kurrizi. Pra me pak fjalë mos ta degradojmë me shumë jetën tonë sepse do të jete shumë vonë kur të na bjerë mendja dhe do të duam të kthehemi pas por do të jetë shumë vonë.
Po arrijmë të kuptojmë se para shëndetit dhe mirëqenies tënde apo njerëzve të tu të dashur paraja nuk ka asnjë vlerë, ja ku jemi tani të mbyllur nuk dihet se kur do të fillojmë jetën akoma edhe pse ajo po ecën me ritmin e kohës dhe duket sikur të thërret drejt vetes për të ecur bashkë me të, por ti dukesh si një ore se cilës i kanë ndaluar akrepat dhe nuk ecën dot.
A ke frikë? Po, kam pak.
A do ja dalim? Popujt e botës çfarë nuk kanë kaluar prandaj do ja hedhim edhe kësaj.
Ku je tani? Tani jam e ulur në një cep ballkoni dhe po mundohem të vjedh sado pak rreze dielli dhe ajër të pastër duke menduar se çfarë më pret kur të mbaroi kjo ëndërr.
Po çfarë të mungon? Më mungon përqafimi gjyshërve, më mungon të shikoj qiellin e pafund, fllad i mëngjesit, aroma e bukës së sapo pjekur në furra apo ajo e kafes kur kaloj rrugën. Besoj se kaq mjafton!!!
Dhe kur të vijë ajo ditë kur ne të hapim sytë nga kjo ëndërr do të themi si nuk e kuptuam se si kaloj kaq shpejt, prandaj le ti kushtojmë më shumë vëmendje të mirave tona shpirtërore sepse thellë brenda tyre do të gjejmë një njeri me të mire që ndoshta as vete nuk do ta besojmë se jemi vete ‘’Ne’’.

Lexo edhe :  Dhimbja e këmbëve, simptomë e moshës apo shenjë e sëmundjeve serioze?!

Eda Aga
Studente