Mbylluni në shtëpi se në rrugë kanë dalë “fantazma”, gjithçka për të frenuar përhapjen e COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fantazmat” të mbështjella me çarçafë të bardhë, po bredhin në rrugët e një qyteze në provincën qendrore të Javas në Indonezi, në përpjekje për t’i frikësuar njerëzit dhe bindur ata të qëndrojnë në shtëpi gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Pocong” ose “pochong”, është një fantazmë e njohur në folklorin vendas që endet nëpër varreza, i veshur nga koka deri tek këmbët me qefinin e një të vdekuri. Vullnetarët në fshatin Kepuh në Sukoharjo i thanë agjencisë Rojter se po patrullojnë në rrugë prej disa ditësh.

Në fillim kjo ide u ndalua kur u bë një sensacion në mediat sociale, dhe kur pati një rritje të numrit të njerëzve që dilnin enkas nga shtëpitë e tyre për të parë fantazmat.

“Së pari, ne duam që të jemi të ndryshëm. Së dyti, dëshirojmë të krijojmë një efekt parandalues ​​sepse ‘Pocong’ është drithërues dhe i frikshëm”- tha kreu i grupit vullnetar të të rinjve, Anjar Pancaningtyas, duke shtuar se nisma ishte në bashkëpunim edhe me policinë lokale.

“Që kur e kemi nisur këtë fushatë, njerëzit janë bërë më të bindur ndaj idesë së qëndrimit brenda”-shtoi ai. “Fantazmat” nuk janë dhe aq të shkathëta, dhe duhet të kërcejnë si lepujt, pasi duart dhe këmbët e tyre janë të lidhura brenda qefinit.

Presidenti indonezian Joko Vidodo e shpalli një ditë më parë pandeminë e koronavirusit një fatkeqësi kombëtare. Ai shpalli gjendjen e emergjencës që më 31 mars, me Ministrinë e Shëndetësisë që po përpiqet të zbatojë masa e distancimit social, dhe ndalojë hyrjen në

vend të shtetasve të huaj.

Por Vidodo ka shmangur futjen e vendit në një bllokim të plotë kombëtar. Indonezia ka raportuar deri tani 4557 raste dhe 399 të vdekur, niveli më i lartë i vdekshmërisë në Azinë Lindore, përveç Kinës. “Banorët nuk dinë ende se si të frenojnë përhapjen e sëmundjes Covid-19. Ata duan të jetojnë normalisht, ndaj për ta është shumë e vështirë që të zbatojnë udhëzimin për të qënduar mbyllur në shtëpi”- tha për Rojter kreu i fshatit Kepuh, Prijadi.

Lexo edhe :  ''Gene Hackman dhe gruaja e tij u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në New Mexico"

Dhe rreziqet nga virusi mund të rriten me afrimin e Muajit të Ramazanit. Studiuesit në Universitetin e Indonezisë, kanë parashikuar se nëse deri në maj nuk merren masa të ashpra kufizuese, vetëm në këtë vend mund të ketë deri në 140.000 të vdekur, dhe 1.5 milionë të prekur nga Covid-19./ S.T/ Fjala.al

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV