Rriten sërish shifrat/ SHBA shënon 1554 viktima nga Covid-19 në 24 orë

Vetëm në 24 orët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shënuar 1553 viktima nga koronavirusi, duke e çuar totalin në 25.195 të vdekur.

Ndërsa po në kaq kohë janë regjistruar 16,547 raste të reja me Covid-19, ndërsa në total  janë 603,488 të infektuar.

Shteti më i prekur në SHBA vijon të mbetet New York, ku edhe aty vihet re një trend rritës në numrin e të vdekurve.

Në këto 24 orë në New York u raportuan 778 viktima me një total prej 10,834 të vdekur./Fjala.al/