Shkelësit e karantinës, Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet

Gjatë pandemisë së Covid-19, Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndryshimet në Kodin Penal për shkelësit e karantinës.

I vetmi që ka votuar kundër këtyre ndryshimeve ka votuar vetëm deputeti i opozitës Andi Përmeti.

Në draftin final, që do të shkojë për miratim të enjten në Kuvend, u vendos se kush thyen karantinën dënohet nga gjobë deri me 3 vjet burg.

Nëse dikush e shpërndan virusin, pra përhap një sëmundje infektive dënimi do të jetë nga 10 vite që ishte propozuar në 5 vite burg.

Nëse qytetarët thyejnë rregullat dy herë do të dënohen me gjobë, deri në 1 vit burg.

Komisioni i Ligjeve ka miratuar edhe disa ndryshime në Kodin Penal për dhunën në familje. Mësohet se nga tre variantet e propozuara është miratuar ai i Alket Hysenit.