Zjarret masive që kanë djegur pyje për disa ditë rresht në veri të Ukrainës tani nuk janë më shumë se disa kilometra larg nga uzina bërthamore e braktisur e Çerbonilit.
Operatori turistik i Çerbonilit, Yaroslav Emelianenko tha se zjarri tani ishte vetëm 2 km (1.24 milje) nga ku ruheshin mbeturinat më të rrezikshme nga uzina.
Greenpeace tha se zjarret ishin shumë më të mëdha nga sa kuptuan autoritetet.
Dega e OJQ-së në Rusi, tha se zjarri masiv mbuloi 34,000 hektarë, ndërsa një zjarr i dytë vetëm një kilometër nga uzina e dikurshme ishte 12,000 hektarë në zonë.
Z. Emelianenko tha gjithashtu se nëse zjarri përfshin Pripyat do të ishte një fatkeqësi ekonomike, pasi vizitat turistike të mbikëqyrura siguronin të ardhura të vlefshme.
Në 2018 më shumë se 70,000 njerëz vizituan qytetin. Vitin e kaluar kjo shifër ishte edhe më e lartë, pas suksesit të një mini-serie HBO në lidhje me katastrofën.
Policia tha se zjarri kishte filluar që prej fundjavës së 4 prillit, pasi një burrë i vuri zjarrin barit të thatë pranë zonës së rrethimit. Që atëherë ka lëvizur më afër uzinës bërthamore.
Më shumë se 300 zjarrfikës raportohet se po punojnë për shuarjen e zjarreve, ndërsa gjashtë helikopterë dhe aeroplanët po përpiqen të shuajnë zjarrin nga ajri./Burimi:The Independent Përshtati: Fjala.al
R.G