Covid-19/ Ktheu fëmijët nën 11 vjeç në shkollë, pse mori këtë vendim Danimarka?

Danimarka është i vetmi vend në Europë që ka vendosur të rihapë shkollat për fëmijët deri në moshën 11-vjeçare.

Kryeministrja e Danimarkët, Mette Frederiksen mirëpriti rikthimin e nxënësve në shkolla pas pezullimit që nisi më 12 mars.

Në këtë vend numri i infeksioneve të reja në vend ka rënë, por ekspertët kanë dyshimet e tyre për këtë strategji.

Përse Danimarka e ndërmori këtë veprim?

Duhet theksuar se deri në këto momente në këtë vend janë regjsitruar 6681 raste me koronavirus dhe 299 viktima, ndërsa mendohet se numri i të infektuarve është më i madh.

Qeveria daneze është vlerësuar pasi mori masa shpejt për të kufizuar përhapjen dhe aktualisht, Instituti i Sëmundjeve Infektive në Danimarkë thotë se numri i R0 ka rënë poshtë 1.

Këto raporte nënkuptojnë se një person i infektuar e transmeton sëmundjen te 0.6 persona të tjerë. Në fillim kjo shifër 2.6.

Megjithatë tani pritet që qeveria të vendosë për masat e tjera që do merren për të lehtësuar jetën./Fjala.al/