Ish i dënuari për trafik droge e pëson sërish, policia i gjen armë në makinë

Një ish i dënuar për trafik droge ka rënë sërish në prangat e policisë pasi i është gjetur një armë pa leje në makinë.

Personi i indetifikuar si T.Bekteshi i është gjetur armë në makinë gjatë kontrollit që ushtroi policia Golem. Ky shtetash ishte banor i Golemit dhe në momentin e konstatimit nga policia ai ishte duke lëvizur me makinën e tij kur i është kërkuar autorizimi për lëvizjen, masë kjo e marrë në kuadër të parandalmit të Covid-19.

Gjatë kontrollit të mjetit policia ka gjetur një armë pa leje. Mësohet se ky shtetas është shoqëruar në polici pas ngjarjes.