Ishulli i miliarderëve i rrezikuar nga COVID-19, ja zgjidhja që i dhanë të pasurit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ishull luksoz privat në Florida ka blerë mijëra teste të koronavirusit për banorët e tij dhe punëtorët, megjithëse në Amerikë janë testuar për COVID-19 vetëm një për qind e shtetit.

Fisher Island, i vendosur në Miami, është vendi më i pasur në SHBA. Në ishull ka shtëpi që kushtojnë qindra milionëshe.  Mësohet se atje jetojnë 800 familje dhe është i arritshëm vetëm me anije ose helikopter.

Anëtarësimet në Fisher Island Club kushtojnë rreth 250,000 dollarë dhe të ardhurat mesatare vjetore ishin 2.5 milionë dollarë në vitin 2015, sipas Bloomberg .

Oprah Winfrey dhe Mel Brooks kanë shtëpi në këtë ishull. Ish-lojtari i NBA-së David Lee dhe modelja Victoria Secret, Karolina Kurkova janë rezident në ishull. Gjithashtu, aty jetojnë dhe tenistët Caroline Wozniacki dhe Boris Becker.

Në ishull janë nëntë raste të konfirmuara të COVID-19 të raportuara në kodin postar të Fisher Island 33109, sipas të dhënave të qeverisë.

Në Florida në përgjithësi ka mbi 21,000 raste të virusit dhe ka pasur 499 të vdekur.

Ishulli ka porositur dhe paguar për pajisjet e testimit, në mënyrë që banorët dhe punëtorët që mirëmbajnë dhe patrullojnë ishullin të mund të testohen për virusin.

Sissy DeMaria, zëdhënësi i Fisher Island, thotë për DailyMail.com se gjysma e banorëve të ishullit janë mbi moshën 60 vjeç, duke i bërë ata të prekshëm ndaj COVID-19.

Burimi: DailyMail, Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Vetëm 40 vjeç, ish-sulmuesi afrikan gjendet i vdekur në banesë! Dyshimet e para

Futbolli afrikan është në zi pas ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit të njohur, Tendai Ndoro, në moshën 40-vjeçare. Ai u...

Pjesa e makinës që po vidhet më shumë në Britaninë e Madhe

Targat e makinave janë kthyer në objektin më të dëshiruar nga bandat kriminale të organizuara në Britani, duke shënuar një rritje të raportuar të...

Kundërshtoi kolegët për testin e alkoolit, AMP arreston efektivin e ‘Shqiponja’-ve!

Eefektivi i patrullës ‘Shqiponja” të Policisë së Durrësit përfshihet në aksident duke zbardhur dita e sotme në rrugën ‘Egnatia’ teksa u përplas me disa...

Gjithçka që Rusia duhet të bëjë është të kthehet në shtëpi

Nga Olga Rudenko* Vladimir Putini dukej sikur po e shijonte çdo minutë. Putin, presidenti i Rusisë, njeriu që ka shpallur se vendi im nuk duhet të...

Shqiptarja që gjeti dashurinë në emisionin britanik, momentet që morën gjithë vëmendjen

Në sezonin e dytë të reality show-t të famshëm, “Love Is Blind: UK”, vëmendjen e mori një çift që preku publikun me historinë e...

Lajme të tjera

Web TV