Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një intervistë për RTV Ora është shprehur se kryeministri Rama ka humbur kontrollin pasi deklaroi se në Shqipëri do të kishte rreth 18 mijë të vdekur nëse nuk do të kishte marrë masa.
Sipas ish-kryeministrit Berisha deklarata e Ramës është strategji terrori. Gjithashtu ai tha se Shqipëria ka vdekshmërinë më të madhe nga virusi në 130 vende të botës.
Berisha: Vetëm një njeri që ka humbur kontrollin e psiqikës së tij dhe nuk e di çfarë flet mund të nxjerrë shifra të tilla. 18 mijë të vdekur në Shqipëri do të thotë 25 herë më shumë sesa numëron sot Italia dhe Spanja sot. I bie 6700 të vdekur për 1 milion banorë.Shifra të tilla nuk i nxjerr kush në botë se janë fantazi. Edhe nëse janë ekspertë është turp i faqes së zezë që i nënshtrohen në mënyrë kaq të verbër atij.
Para një jave nxori një letër dhe tha nëse nuk do kishim marrë masat që kam marrë unë do të kishim pasur 285 të vdekur dhe masat që mora unë kishte bërë një shgarravinë jeshile, tha se na kursyen dhe nuk shkuam te 285 të vdekur. Sot thotë na kursyen dhe nuk kemi 18 mijë të vdekur. Kjo është gjuha e një njeriu të pa mjekuar dhe dekraduar nga ana psiqike dhe nuk ka asnjë impresion që flet gjëra të paimagjinueshme. I thotë në strategjinë e terrorit.
Shifrat e Shqipërisë janë më të larta se të 130 vendeve të botës në vdekshmëri. Janë jë grup vendesh perëndimore për fat të keq që kanë një përhapje dhe agresivitet të jashtëzakonshëm të epidemisë, por këtë se kanë qindra vende të tjera.