Kina s’ka të ndaluar me mashtrimet për koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kina e paralajmëroi popullin e saj për koronavirusin më  20 janar të këtij, ndërkohë që deri në atë periudhë më shumë se 3,000 njerëz ishin infektuar.

Heshtja e Kinës përgjatë 1 jave rresht që nga 14 janari deri më 20 janar nuk është mashtrimi i vetëm i zyrtarëve të lartë kinezë mbi koronavirusin.

Përgjatë kësaj periudhe autoritetet kineze deklaruan se ata mund të përballeshin me një pandemi si koronavirusi, por pa deklaruar si qëndronte gjendja e vërtetë në terren.

Madje epiqendra e koronavirusit  Wuhani priti një festë masive me dhjetëra mijëra njerëz që filluan të udhëtojnë për festimet e Vitit të Ri kinez, shkruan Associated Press sipas dokumenteve të brendshme të marra nga vlerësimeve e ekspertëve bazuar në të dhënat e infeksionit.

Përballja e Kinës me koronavirusin erdhi në një moment kritik, kur tashmë shpërthimi i pandemisë e kishte nisur të godiste njerëzit.

Përpjekja e Kinës për të qëndruar në linjën midis ngritjes së alarmit për kooronavirusit dhe shmangies së panikut e gjeti botën të papërgatitur duke bërë që të humbasë mijëra jetë njerëzit dhe të shkojë në 2 milion të infektuar.

Nëse do të ndërmerrnin që në ditët e para, do të kishte shumë më pak pacientë të infektuar. Ne mund të shmangim kolapsimin e sistemit shëndetësor të Wuhan-it”, tha Zuo-Feng Zhang, një epidemiolog në Universitetin e Kalifornisë, Los Angeles.

Ekspertët thonë se kontrollet nga regjimi kinez bënë që paralajmërimi për koronavirusin të bëhej me shumë vonesë.

Ndëshkimi i tetë mjekëve me akuzën për përhapjen e lajmeve të rreme i transmetuar në televizionin kombëtar më 2 janar, krijoi frikë te mjekët.

LEXO EDHE: 

Dha alarmin për koronavirusin dhe po gjente vaksinën/Kina i ndaloi zbulimin

Mjekët në Wuhan kishin frikë,” tha Dali Yang, profesor i politikës kineze në Universitetin e Chicikagos.

Lexo edhe :  Skandal me kreun e Marinën Britanike, jep dorëheqjen pasi iu zbulua lidhja me oficeren

Ishte me të vërtetë frikësim i një profesioni të tërë”, shtoi ai.

Qeveria kineze ka mohuar vazhdimisht censurimin e informacionit.

Akuzat për fshehje apo mungesë transparence në Kinë janë të pabaza”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, në një konferencë për shtyp të enjten.

Sipas dokumenteve kreu i Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës, Ma Xiaoëei, ishte krejt kaotik dhe i paqartë të gjendjes së pandemisë më 14 janar të këtij viti.

Mjekët dhe infermierët në Wuhan janë shprehur për mediat kineze se kishte shenja se koronavirusi të mund të transmetohej te njerëzit që në fund të dhjetorit.

Kishte nga ata pacientë që nuk kishin qenë në tregun e Wuhanit por rezultonin të infektuar. Po ashtu edhe mjekët po prekeshin njëri pas tjetrit. Por autoritetet kineze penguan personelin mjekësor që t’i raportonte këto raste, dhe çdokush nga mjekët që ngrinte alarmin ndëshkohej nga shteti kinez.

LEXO EDHE:

Ky është mashtrimi i tmerrshëm që Kina i ka bërë botës me koronavirusin  

Të fundit

Berisha fitoi, ne humbëm

Nga Ermal Mulosmani Sali Berisha sot është Kryetari i vërtetë i opozitës. Ushtria e drobitur prej tri viteve luftë brenda...

A do e mbajë premtimin e lënies së mandatit? Ja si përgjigjet Paloka

Deputeti Edi Paloka ndoqi të njëjtën linjë politike si kryetari Sali Berisha në hyrje të selisë blu mbrëmjen e djeshme, ku u përgjigj shkurt...

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

Pavarësisht stabilitetit sipërfaqësor dobësitë strukturore të ekonomisë në Rusi po thellohen, thuhet në një analize të Institutit të Stokholmit për Ekonomitë në Tranzicion (SITE)....

Kjo është sasia e kremit të diellit që i duhet fytyrës

Të gjithë e dimë që mbrojtja nga dielli është thelbësore, por shumë prej nesh nuk e dinë se sa krem mbrojtës nga dielli i...

Deputetët që mbetën jashtë… nga kuota gjinore

Katër kandidatë që kanë siguruar më shumë vota se rivalët e tyre në listat e hapura nuk do të mund të jenë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV