Kur do dalë vendi nga izolimi? Basha: Unë s’ja fus kot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur me gazetarët në lidhje me situatën ku ndodhet vendi nga koronavirusi.

I pyetur nga gazetarët në një lidhje live se kur mund të mbarojë gjendja e izolimit, Bashak la thënë se nuk e di dhe se nuk ka ndërmend të flasë kot kur ende nuk ka një plan konkret nga qeveria.

Më tej kryedemokrati ka shtuar se po të kishte testime masive, situata do të ishte e qartë.

“Kush flet për momentin se kur duhet të dalë Shqipëria nga izolimi, duhet të na tregojë autoritetin, ose ja fut kot. Unë nuk kam ndërmend t’ja fus kot. S’mund ta themi sot se çfarë rrjedhje do ketë pandemia. Do e thoshim nëse do kishim mjaftueshëm testime. Para 4 ditësh ka pasur anëtarë të maxhorancës që kanë pranuar se numri i të infektuarve është më i madh. Që do të thotë se numri i viktimave është më i madh dhe numri i mbartëseve në kontakt me qytetarët është i madh. Ndaj mbartësit duhet të izolohen.

Nëse një person infekton dy të tjerë, pandemia do të zgjerohet. Ndaj duhet të rrisim numrin e testimeve. Shqipërisë i duhet një strategji e re për të dalë nga kjo situatë. Nuk mund të dalësh nga një zjarr i madh me sy të lidhur dhe ku nuk i di se ku i ke vatrat. Nga ana tjetër s’mund ti thuash qytetarëve që të qëndrojnë pa fund në shtëpi. Ndaj duhet të rritet numri i testimeve. Të flasim për hapa konkrete kur nuk kemi një strategji, është spekulative. Ky është problemi kryesor. Ndaj nëse s’ke strategji, po improvizon.

Po është i pakuptueshëm dhe i pafalshëm në javën e 5 apo të 6 të emergjencës. Kjo tregon se nuk ke plan e strategji, dhe pastaj këpusim kodra pas bregut. Kam vënë në dispozicion të institucioneve edhe zyrtarisht pikëpamjen tonë për të dalë nga kjo situatë. Pres, por jo shumë gjatë, që të nisë një strategji e re, për gjurmimin e burimeve dhe paraqitje të qartë të situatës. Më e rëndësishme, tranzicioni, nga karantina, tek rihapja e ekonomisë. Ndaj duhet një plan. Asgjë se zëvendëson planin, as duke folur në hava, si shkohet apo nuk shkohet në plazh.”,-theksoi ai./Fjala.al/

Të fundit

Publikimi i tezave të lëndëve me zgjedhje, Ministria: Nuk është cënuar procesi i testimit

Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka dalë me një njoftim zyrtar, që pas publikimit të disa prej tezave të...

Në 5 muaj në Shqipëri hynë 3.4 milionë të huaj, rritje 3.9% në krahasim me 2024

Për 5 mujorin e parë të vitit, në vendin tonë kanë hyrë gjithsej 3.4 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 3.9% në...

Rama në Samitin e NATO-s në Hagë, takohet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte

Kryeministri Edi Rama shpërndau në profilin e tij në Facebook foto nga takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Hagë, ku...

“PD varet nga fati i Berishës! Shpresa nuk është brenda opozitës, por përballë saj”

Në një intervistë për gazetën TemA, analisti politik Roland Lami theksoi se Sali Berisha është më i sinqertë se drejtuesit e mëparshëm të Partisë...

5 destinacione spektakolare në Evropë nëse doni detin

Nga ishulli francez pa makina te deti kristalor i Formenterës, te sallatat greke të Folegandros për t'u shijuar në një fshat peshkimi. Dhe pastaj...

Lajme të tjera

Web TV