Riatdhesimet nga Stambolli, Roma e Milano/ MIE nxjerr datat dhe oraret e fluturimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë publike kalendarin e fluturimeve që do të kryhen këtë javë, në kuadër të nisjes së procesit të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë që duan të kthehen në Shqipëri.

Në njoftimin e ministrisë bëhet me dije se në datat 18 dhe 19 prill do të jenë udhëtimet e para. Në datën 18 do të kryhet udhëtimi Stamboll-Tiranë, më pas Tiranë-Romë dhe Romë-Tiranë. Më tej shtohet se në datën 19, sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, do të kryhen fluturimet Tiranë-Milano dhe Milano-Tiranë.

Të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të kthehen, duhet që më parë të bëjnë rezervimin e hotelit, të vendosura në dispozicion, ku do të karantinohen për 14 ditë pas mbërritjes në Shqipëri, së bashku me pagesën dhe më pas të bëjnë rezervimin e biletës. Kjoo procedurë mund të bëhet përmes aksesimit të faqes së kompanisë Air Albania, ku duhet të ndjekin hapat e parashikuara.

Ndërsa në ditët në vazhdim, janë parashikuar fluturime riatdhesimi edhe nga Bari, Frankfurit, Parisi dhe Londra, ndërkohë që burime nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëjnë me dije se në varësi të kërkesave të qytetarëve do të vlerësohet edhe nëse do të ketë apo jo udhëtime nga destiancione të tjera.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV