SHBA është vendi më i goditur nga Covid-19. Shifrat në këtë vend janë alarmante, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 4591 viktima, mesatarisht 3 viktima në një minutë.
Në total, numri i jetëve të humbura nga covid ka shkuar në 34.617, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 678.210. Më shumë se çdo vend tjetër.
SHBA ka deri më tani 57.844 të shëruar, ndërkohë që 13.369 ndodhen në gjendje kritike. Që nga fillimi i përhapjes së pandemisë, në Amerikë janë bërë 3.411.394 testime.
Nju Jorku dhe Nju Xhersi janë shtetet më të prekura, që konsiderohen edhe si vatra të koronavirusit.