VIDEO/ Kuici argëtues i Malagas, ja sa e njohin njëri-tjetrin Sadiku e Bare

Dy futbollistët shqiptar të Malagës, Keidi Bare dhe Armando Sadiku janë vënë para një quizi nga klubi spanjoll, sesa e njohin njëri-tjetrin.

Loja nisi me pyetjen për emrat e lojtarëve, më pas vazhdoi me adresën në “Instagram” të secilit prej tyre, ku dhe Bare e Sadiku gabuan që të dy.

Megjithatë, pyetja që mori më tepër kohë dhe shkaktoi të qeshura në emision ishte për numrin e skuadrave me të cilat ishin aktivizuar të dy futbollistët shqiptarë përpara se të luanin me Malagën.

Sadiku gjeti përgjigjen e saktë, ndërsa Bare gaboi në gjetjen e ekipeve me të cilat ka veshur më parë fanellën shoku i skuadrës. /Fjala.al/