Aventura e rrezikshme në kohën e koronavirusit, ja veprimi ekstrem i shqiptarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 33-vjeçar shqiptar u ndalua dje nga një patrullë e policisë italiane teksa po lëvizte me biçikletë, përgjatë autostradës A27. “Dua të kthehem në Shqipëri”, ishin fjalët e tij kur u ndalua nga policia.

Ai rrezikohej seriozisht prej trafikut të makinave në autostradë dhe ndërhyrja në kohën e duhur shmangi një tragjedi të mundshme.

Autor i këtij veprimi të çmendur është një shqiptar 33-vjeçar, me banim në Marca, i cili ishte shtruar në spital në Ca ‘Foncello për shkak se vuante nga problemet me ankthin shkaktuar prej izolimit të gjatë.

Ai ende mbante në kyçin e dorës, byzylykun e spitalit me emrin dhe datën dhe shtrimit në spital.

Burri mori biçikletën e tij i pa pajisur me doreza dhe maskë, të cilat janë gjithashtu të detyrueshme për çdo lloj lëvizje dhe u drejtua drejt daljes së autostradës Treviso Nord, në San Sisto di Villorba.

Pas njoftimit prej shoferëve në autostradë, një ambulancë është dërguar në vendin e ngjarjes, ndërsa një patrullë e nga policia e autostradës arriti tek ai në pak minuta.

33-vjeçari ishte në gjendje psikologjike të rëndë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur një gjobë shumë të lartë: 42 euro për hyrje të paligjshme në autostradë (biçikletat nuk lejohen) dhe 533.33 euro për mosrespektim të dekretit të lëshuar nga qeveria për të parandaluar përhapjen e Koronavirus.

I pyetur nga policët për arsyet që e kishin nxitur të dilte me biçikletë në autostradë, burri u përgjigj se ishte i rraskapitur dhe se dëshironte të kthehej në vendin e tij të origjinës, Shqipëri.

Por kjo nuk u bë e mundur, pasi ai duhet të presë edhe pak për ta bërë këtë gjë.

Të fundit

Trump letër Begajt: Pres me padurim të forcojmë aleancën

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, mori sot një letër nga Presidenti i SHBA-ve , Donald Trump. Në mesazh Trump...

Pas shiut përmirësohet situata me zjarret, nga 28 vatra vetëm tre mbeten aktive

Përmirësohet ndjeshëm situata me zjarret në vend. Kështu gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të...

Pagoi 6 mln dollarë, DASH rikonfirmon ‘non gratën’ e Berishës

Më 19 maj 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij non grata, duke e akuzuar për korrupsion të...

Kosova vendos më 12 tetor, mbi 100 subjekte politike aplikojnë për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhje konfirmoi se 104 subjekte politike kanë aplikuar për të qenë pjesë e garës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Mes tyre...

Malaj vijon përplasjet me Murrizin: Të promovoi Tritan Shehu, tani e përçmon

Përplasja mes Myslym Murrizit dhe ish-ministrit të Financave të PS-së, Arben Malaj ka vijuar gjatë në rrjetet sociale ku të dy kanë akuzuar njeri...

Lajme të tjera

Web TV