Një pacient i shtruar te Infektivi, ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Pacienti ka ndërruar jetë pasditen e sotme.
Personi ne fjale vuante nga sëmundje te tjera, ndërsa ishte i prekur dhe nga COVID-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 69-vjeçari vuante nga tumori dhe shkaku i vdekjes së tij nuk është koronavirusi, kështu që nuk e rrit numrin e viktimave me Covid-19 në Shqipëri.
Ndërkohë, Shqipëria është tashmë prej një muaji ndodhet nën ‘pushtetin’ e koronavirusit. Deri më tani në vend janë shënuar 548 persona të prekur dhe 302 persona janë shëruar, ndërsa 26 persona kanë humbur jetën.