Bëhen llogaritë, duhen miliarda dollarë për rimëkëmbjen e Evropës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Evropës do t’i duhen të paktën 500 miliardë euro nga institucionet e Bashkimit Evropian për të financuar rimëkëmbjen e saj ekonomike pas pandemisë, tha kreu i fondit të shpëtimit të zonës së euros.

Në një intervistë në gazetën Corriere della Sera të Italisë, botuar të dielën, drejtori menaxhues i Mekanizmit Evropian të Stabilitetit, Klaus Regling, tha se mënyra më e lehtë për të organizuar fonde të tilla do të ishte përmes Komisionit Evropian dhe buxhetit të BE.

“Unë do të thoja se për fazën e dytë na duhen të paktën 500 miliardë euro të tjera nga institucionet evropiane, por mund të jetë më shumë”, tha Regling, raporton REL.

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian ranë dakord më 9 prill, që zonës së euros, e cila FMN parashikon se do të zhytet në një recesion prej 7.5% këtë vit për shkak të pandemisë, do t’i duhen para për tu rikuperuar, por ata kishin ide të ndryshme se sa është shuma e nevojshme dhe si t’i siguronin ato.

Udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë sërish në një video-konference më 23 prill.

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV