Hyn në fuqi akti normativ i faljes së gjobave, ja si do veprohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akti normativ i faljes së gjobave të vendosura gjatë emergjencës së koronaviursit, ka hyrë në fuqi pasi është botuar në fletoren zyrtare në QBZ.

Në aktin normativ të firmosur nga kreu i qeverisë, theksohet se qytetarëve do t’u kthehen mbrapsht lekët, patentat dhe makinat e bllokuara brenda 15 majit.

Gjithashtu në aktin normativ sqarohet se personave do t’u kthehen lekët në llogari bankare, nëse nuk e kanë një të tillë atëherë është institucioni që ja dorëzon.

AKT NORMATIV                                                                           Nr. 16, datë 17.4.2020

PËR FALJEN E MASAVE ADMINISTRATIVE ME KARAKTER NDËSHKUESTË VENDOSURA GJATË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:Neni 1Falja e masave administrative

Falen të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, të vendosura nga autoritetetshtetërore përkatëse, për shkeljen e rregullave apo të akteve ligjore e nënligjore të nxjerra nëkuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e infeksionit të shkaktuar ngaCOVID-19, duke filluar nga momenti i konstatimit të kësaj sëmundjeje në territorin e Republikëssë Shqipërisë deri në datën 17.4.2020.

Neni 2
Kthimi i detyrimit të masës administrative me gjobë
1. Kthimi i shumës së detyrimit të falur, por të paguar, për masat administrative me gjobë,merret nga zëri përkatës i buxhetit të shtetit apo buxhetit të institucionit në të cilin është arkëtuarshuma, me urdhër të nëpunësit të parë autorizues, dhe kalohet në mënyrë automatike nëllogarinë bankare të individit ose në mungesë të saj kjo shumë i dërgohet institucionit shtetërorqë ka vendosur masën me gjobë për t’ia dorëzuar subjektit përfitues.
2. Të gjitha institucionet shtetërore duhet të dërgojnë listat e personave ndaj të cilëve është vendosur masa administrative me gjobë, duke përfshirë shumën si dhe të dhënat e nevojshmepër kthimin e saj brenda datës 30 prill 2020.
3. Kthimi i shumave pranë llogarisë bankare të subjektit përfitues apo institucionit shtetërorqë ka vendosur masën administrative me gjobë të bëhet brenda datës 15 maj 2020.4.
Mënyra dhe rregullat e hollësishme të kthimit të shumave të paguara përcaktohen meudhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Lexo edhe :  Bashkitë dhe privati do të detyrohen të investojnë në teknologji

Neni 3 Kthimi i lejeve/licencave dhe i mjeteve të bllokuara, në zbatim të masaveadministrative

1. Të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, përjashtuar ato të parashikuara nënenin 2, të këtij akti normativ, si lejet/licencat dhe mjetet e bllokuara, duhet të kthehen brendadatës 15 maj 2020 te subjekti përfitues.

2. Ngarkohen titullarët e secilit prej institucioneve shtetërore, që kanë vendosur masaadministrative sipas këtij neni, të nxjerrin udhëzimet përkatëse për përcaktimin e mënyrës sëkthimit të detyrimit të falur.

Neni 4 Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV