
Janë gjetur gjurmë të koronaviursit, Covid-19 në ujin jot ë pijshëm në Paris, por bashkia ka thënë se uji i pijshëm nuk ka rrezik dhe nuk tregon asnjë gjurmë të virusit dhe mund të konsumohet. Ndërsa për ujin jo të pijshëm i cili përdoret kryesish në larjen e rrugëve autoritetet vendosën pezullimin e përdorimit të tij.
Laboratori i menaxhimit komunal Eau de Paris zbuloi praninë në sasi minimale të gjurmëve të Covid-19 në 4 nga 27 pikat e testimit të mostrave, gjë që bëri që bashkia e qytetit të ndërpresë menjëherë përdorimin e rrjetit të ujit jo të pijshëm”, deklaruan autoritetet.
“Këto janë gjurmë të vogla por megjithatë ne vendosëm të zbatojmë masat e parandalimit dhe jemi lidhur me Agjencinë Rajonale të Shëndetit,- shpjegon Célia Blauel, nënkryetarin e bashkisë së Parisit, përgjegjëse për tranzicionin ekologjik,– në mënyrë që të analizojë rreziqet e mundshme të paraqitura nga këto gjurmë”, sepse sigurisht që nuk jemi vetëm”.
Ndërkohë në Francë që nga momenti i shpërthimit të Covid-19, janë regjistruar 151,793 raste me koronavirus dhe deri tani 19 323 viktima. Të shtruar në spitale janë 35,983 pacientë të infektuar.