Riatdhesimi i shqiptarëve/ Mbërrijnë nga Milano 134 persona

134 shqiptarë kanë mbërritur në Shqipëri këtë të djelë përmes aeroportit të Rinasit. Shqiptarët kishim mbetur në Milano, Itali pas përhapjes së koroanvirusit.

Shtetasit shqiptarë janë riatdhesuar ditën e sotme, ndërkohë që do të karantinohen për 14 ditë në një hotel në qytetin e Durrësit .

Shqiptarët do të dërgohen në hotel me dy autobuzë si dhe do ti nënshtrohën kontrollit shëndetësor në një ambulancë të dërguar nga autoritetet.

Tashmë numri total i të riatdhesuarve ka shkuar në 390 pas atyre të Romës të shtunën teksa të martën e ka radhën Frankfurti, Gjermani.