Amnistia fiskale, Rama prezanton nismën e re. Ja kush përfiton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar nismën e re për amnistinë fiskale. Rama bëri me dije se qytetarët që kanë të ardhura të padeklaruara nga emigracioni apo ato kompani që kanë nevojë të formalizojnë paratë, do e bëjnë pa u penalizuar.

“Një amnisti fiskale e domosdoshme, pasi për 30 vite me radhë qindra mijëra qytetarë në emigracion kanë plot kursime që i kanë të pamundur t’i depozitojnë në banka. Gjithashtu edhe kompanitë që kanë të ardhura të padeklaruara. Do të jetë një amnisti që do të ndihmojë në lehtësimin e atyre që jetojnë në emigracion dhe atyre që jetojnë në vendin tonë, duke qenë në nevojën 30 vjeçare për të formalizuar paranë”, tha Rama.

Por ka shumë kategori që nuk do të mund të përfitojnë nga amnistia. Kreu i qeverisë tha se politikanët, gjyqtarët dhe policët do të përjashtohen nga kjo aministi.

Amnistia fiskale do të jetë 1 vjeçare dhe Rama tha se pret që Parlamenti ta miratojë të paktën në muajin maj.

Të fundit

Haki Çako: Zjarret në vend në kontroll, situatë e favorshme falë ndryshimit të kohës

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako thotë se situata me zjarret në vend është...

Panik në aeroport/ Avioni pëson defekt, evakuohen pasagjerët (VIDEO)

Një incident i frikshëm është shënuar të shtunën pasdite në aeroportin ndërkombëtar të Denverit, ku pasagjerët e një avioni të linjës American Airlines u...

Dështimi i Rithemelimit 1.0 dhe perspektiva e Rithemelimit 2.0

Nga Eduard Zaloshnja Politikanë dhe analistë rrotull Berishës po qarkullojnë në media idenë e një Rithemelimi 2.0, meqë Rithemelimi 1.0 i tij dështoi elektoralisht –...

Zjarri që djeg Shqipërinë dhe ndërgjegjen tonë…

Nga Fejzo Subashi Kush po i djeg vendet më të bukura të Shqipërisë?! Zjarr dhe vetëm zjarr, tym dhe flakë atje ku natyra ka bekuar tokën...

Lirimi i hapësirave publike/Rama publikon videon: Shkodra ka nisur të marrë frymë lirisht

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në rrjetet sociale një video nga Shkodra, ku është zbatuar aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara. "Shkodra...

Lajme të tjera

Web TV