COVID-19/ Mbi 1 mijë të infektuar në Maqedoninë e Veriut, 3 viktima në pak orë

WUHAN, CHINA - FEBRUARY 13 2020: Two medical personnel work in the patients' ward in Jinyintan Hospital, designated for critical COVID-19 patients, in Wuhan in central China's Hubei province Thursday, Feb. 13, 2020. The city reported 13,436 new cases of COVID-19 Feb. 12, a big jump after the city combed communities for patients and expanded the capacity to take them in.- PHOTOGRAPH BY Feature China / Barcroft Media (Photo credit should read Feature China/Barcroft Media via Getty Images)

Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje të rasteve të infektuara me Covid-19. Mediat raportojnë se orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona si pasojë e koronavirusit, duke e çuar në 54 numrin e viktimave.

Ndërkohë, nga 263 teste të bëra brenda 24 orëve të fundit, 18 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Numri më i madh është shënuar në Kumanovë (9), Shkup, Tetovë dhe Shtip nga dy raste ndërsa Veles dhe Gostivar nga një rast. Rasti i parë është evidentuar edhe në Pehçevë.

Në Maqedoni numërohen në total 1225 të infektuar.