Fëmijët për vite me radhë janë konsideruar si ‘super-përhapës’ të gripeve të zakonshme të gripit të zimrit. Por mjekët thonë se e njëjta gjë nuk ndodh me koronavirusin, sipas studimeve fëmijët nuk janë përhapës kryesor të virusit.
Një djalë i infektuar nëntë vjeç në Francë nuk ia kishte transmetuar koronavirusin asnjë prej 172 personave që kishte pasur kontakt.
Djali i cili ka mbetur anonim ishte në qendër të një grupi çështjesh të mediave ndërkombëtare, pasi ai dhe 10 të tjerë u infektuan ndërsa qëndronin në të njëjtin resort ku qëndronte Steve Walsh, i cili besohet se ka qenë personi i parë që ka ’emigruar’ virusin në territorin francez.
Fëmija kishte vizituar tre shkolla të ndryshme të skive në lindje të Francës, ndërkohë që nuk ishte në djeni për infektimin e tij. Gjatë kësajkohe fëmija ishte takuar me rreth 172 persona të tjerë.
Të gjithë ata u vendosën në karantinë kur fëmija rezultoi pozitiv, por vetëm një fëmijë tjetër rezultoi me COVID-19. Asnjë nga fëmijët e tjerë nuk rezultoi pozitiv, madje as motrat e tij që kishte kontakte të vazhdueshme.
Studiuesit që studiuan rastin e fëmijës dolën në përfundimin se fëmijët nuk janë shqetësimi kryesor për përhapjen e koronavirusit.
Kjo nënkupton një kontrast të ashpër me viruset e tjera si ftohja e zakonshme, e cila normalisht përhapet me shpejtësi te fëmijët.
Kjo për faktin se të rinjtë shpesh kanë higjienë të dobët dhe bien në kontakt me shumë të rinj të tjerë, të cilët kanë zakone të ngjashme.
Mjekët kanë theksuar se nën 18 vjeç janë po aq në rrezik sa çdo moshë tjetër për marrjen e virusit – por nuk ka gjasa të shfaqin simptoma të rënda.
Rasti i djalit nëntë vjeç u hetua nga ‘Shëndeti Publik’ në Francë dhe u botua në revistën amerikane Clinical Infectious Diseases./Burimi: Daily Mail Përshtati: Fjala.al
R.Guri