Fjalëkalimet e mijërave llogarive në Zoom janë duke u shitur në “dark web”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përdoruesit e Zoom që ripërdorin të njëjtat fjalëkalime nga llogari të tjera mund të përballen me një pasojë të padëshiruar – informacionin e tyre të log in – it në shitje në “dark web”

Informacioni i llogarisë personale, duke përfshirë këtu emailin dhe fjalëkalimin si dhe adresat në web e takimeve në Zoom publikohen lirshëm dhe shiten për disa qindarka. Një faqe shitjesh në “dark web”, e zbuluar nga një firmë e pavarur sigurie dhe e verifikuar nga NBC Neës, përfshin rreth 530,000 llogari.

Llogaritë u raportuan së pari nga faqja e internetit BleepingComputer.

Zoom nuk pranoi të ndante specifika për mënyrën se si informacioni mund të dilte, por shumë nga adresat e postave elektronike të listuara ishin pjesë e shkeljeve të mëparshme të të dhënave, të cilat shpesh shiten dhe ripaketohen në forumet e hakerave.

“Zoom e merr seriozisht sigurinë e përdoruesvee,” tha një zëdhënës i Zoom në një email. “Ne po hetojmë, po bllokojmë llogaritë që kemi parë të komprometohen duke u kërkuar përdoruesve të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre dhe po shikojnë për të përdorur teknologji shtesë për të forcuar përpjekjet tona. ”

Duke përdorur të dhënat e postuara, dikush mund të hynte në dhomën e takimeve personale të një personi dhe ta hapte atë dhomë. Ata mund të ftonin të tjerët për t’u bashkuar. Kjo u jep mundësinë hakerave për të shfrytëzuar të dhënat e një personi dhe më pas për t`i keqpërdorur ato.

Zoom ka pasur një popullaritet shumë të madh gjatë kohëve të fundit pasi mijëra njerëz u detyruan të përdornin video konferencat kryesisht si mjet pune për shkak të rregullave të distancimit social që filluan të aplikoheshin për shkak të pandemisë.

Lexo edhe :  Detet evropiane thyejnë rekorde temperaturash, si paraqiten shifrat?

Firma e Silicon Valley ka mbi 200 milion përdorues të përditshëm, nga 10 milion para pandemisë. / NBC news-bota.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni...

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re e qeverisë turke është kritikuar...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

Lajme të tjera

Web TV