Vdes në moshën 77-vjeçare regjisori dhe aktori i njohur Rikard Ljarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ndërruar jetë në moshën 77- vjeçare në shtëpinë e tij në Tiranë aktori dhe regjisori i njohur Rikard Ljarja.

Artisti i njohur i filmit vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Kush është Rikard Ljarja 

Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër. Ai do të shkëlqente si një nga aktorët më të mëdhenj të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.

Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë.

Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga Kinostudio.

Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ka qenë drejtor artistik në televizionin publik.

Filmat ku ka interpretuar 

Ljarja ka interpretuar në filmat: Pesha e kohës – (1988), ku luante rolin e Vasilit; Radiostacioni – (1979); Komisari i dritës – (1966) apo Rrugë të bardha – (1974) ku luajti rolin që e identifikoi për publikun shqiptarë, atë të elektricistit Dedë. Filmi që i dha peshën më të madhe ka qenë “Në pyjet me borë ka jetë”, ku edhe u njoh me bashkëshorten e tij, aktoren Marjetën.

Ikje në kohën e koronavirusit 

Rikard Ljarja është ikona e dytë e artit shqiptar që ikën nga kjo botë pas asaj të aktorit të humorit Gëzim Kruja.

Vdekja e Ljarjas bëhet edhe më e dhimbshme në këto kohë të krijuara nga koronavirusi në Shqipëri, pasi ai nuk do të mund të përcillet me nderimet e duhura, ashtu siç ndodhi me aktorin Gëzim Kruja.

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV