Amerikanët e pasur ikin në Zelandën e Re për t’i shpëtuar COVID-19, mbyllen në bunkerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Amerikanët super të pasur janë strehuar në bukerët e tyre luksozë në Zelandën e Re, gjatë pandemisë së koronavirusit.

Miliarderët e Silicon Valley u treguan të shpejtë dhe rezervuan fluturime për në Zelandën e Re menjëherë sapo kriza e Covid-19 filloi të përshkallëzohej. Një numër i madh prej tyre arritën të largoheshin pak para mbylljen së kufijve më 16 mars.

Vetëm disa javë më parë, prodhuesi i bunkerëve të Domsday, Rising S Co, mori një telefonatë të dëshpëruar nga një biznesmen me qendër në Neë York – epiqendra e shpërthimit në SHBA – duke pyetur se si të hapte derën e fshehtë në strehën e tij.

Bunkeri i tij, 11 metra katrorë nëntokë në Zelandën e Re, nuk është përdorur kurrë.

“Ai dëshironte të verifikonte kombinimin për derën dhe po bënte pyetje në lidhje me fuqinë dhe ngrohësin e ujit të nxehtë dhe nëse ai duhej të merrte ujë shtesë ose filtra ajri,” tha Gary Lynch, menaxher i përgjithshëm i kompanisë me bazë në Teksas për Bloomberg.

‘Ai shkoi në Zelandën e Re për të shpëtuar nga gjithçka që po ndodh.

“Dhe me sa di unë, ai është akoma atje”.

Miliarderët amerikanë kanë bërë përgatitje për ditë të vështira për vite me rradhë. Ata kanë qenë duke blerë prona në vendin e ishullit të vogël dhe duke ndërtuar bukere sekrete -milion dollarëshe thellë nën tokë.

Bunkerët janë dërguar nga SHBA në të gjithë Zelandën e Re, ka bunkerë në Hamilton, Hanmer Springs dhe Wanaka.

Rising S Co ka ndërtuar rreth 10 bunkerë në Zelandën e Re gjatë viteve të fundit.

Bunkeri mesatar kushton rreth 3 milion dollarë por çmimi mund të arrijë në rreth 8 milion dollarë.

Lexo edhe :  Përmbytjet ‘shkatërruese’ në Australi

Në një bunker luksozë mund të flenë rreth 22 persona, ai vjen me tre dhoma gjumi, një palestër, një sauna dhe madje edhe një pishinë.

Zelanda e Re u bë destinacioni i ditës së vështirë për elitën e botës pasi Sam Altman, ish-presidenti i bunkerit fillestar të Silicon Valley Y Combinator, tha se do të largohen në Zelandën e Re nëse shpërthente një pandemi.

Megjithatë, ai është akoma i strehues në San Francisko./ Burimi: Daily Mail Përshtati: Fjala.al

R.G

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV