Dënohet me 15 vite burg shqiptari në Britani, iu gjet armë, drogë dhe çeqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është marrë dënimi për shqiptarin 28-vjeçar i cili u arrestua në flagrancë me dy armë dhe një sasi kanabis me vlerë 70.000 paund.

Mauricio Myftaraj u shpall fajtor në Gjykatën Wood Green Crown dhe do të vuajë dënimin me 15 vite burg për posedim të drogave të Klasit B me qëllim furnizimin, dy akuza se ishte në posedim të armës së zjarrit me qëllim të rrezikimit të jetës, posedim të municioneve të ndaluara dhe posedim të pasurisë kriminale.

Myftaraj, kishte jetuar në Myrtle Road, në zonën e Enfield,kur u kap nga detektivët e Komandës së Shërbimit të Policisë Metropolitane të cilët ekzekutuan një urdhër kërkimi në shtëpinë e tij në 24 korrik 2019.

Oficerët gjetën një armë të mbushur, një pistoletë me vend lazer dhe 40 fishekë municioni së bashku me barut, kushineta me top dhe predha shtëpiake.

Policia gjeti gjithashtu 15 kilogramë kanabis, me vlerë rreth 70,000 paund, plus afërsisht 20,000 të tjera çeqe në Bankën së Anglisë, të cilat u kapën në bazë të Aktit të Krimit të 2002.

Myftaraj ishte dënuar edhe më parë për një vepër me armë zjarri në 2012 dhe u dënua me pesë vjet burg.

Në vitin 2015 ai u deportua në Shqipëri dhe nuk u lejua të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar. Sidoqoftë, ai arriti të hynte sërish në Mbretërinë e Bashkuar dhe vazhdoi të kryente vepra penale.

Gareth Coffey, Detektiv në Ekipin e Specializuar të Krimeve, tha: “Myftaraj është një individ i rrezikshëm, i cili tani do të vuajë një dënim të gjatë.”

“Ky është një shembull fantastik se si policia do të vazhdojë të sulmojë këdo që mendon se mund të kryejë veprimtari kriminale dhe të rrezikojë jetën e njerëzve të tjerë.”.Burimi: London News Përshtati: Fjala.al R.G

Të fundit

Zjarri në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës, Balluku nxjerr pamjet

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ndarë pamjet e zjarreve në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës dhe thotë se...

100% e kryer! Alvaro Morata zgjedh skuadrën e re

Alvaro Morata së shpejti do të jetë lojtar i Comos. Telenovela e gjatë verore, e krijuar për shkak mosmarrëveshjeve midis Milan dhe Galatasaray, duket...

“Kasapi i Ballkanit” dhe “George Washington” i Kosovës

LUTFI DERVISHI - Tribunali për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi që u ngrit më 1993, kur ende tymi dilte nga shtëpitë e djegura në...

Ali Ahmeti: Serbia po bën gjithçka që të zhbëjë Kosovën

Në Prishtinë po protestohet “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët...

U nda nga jeta sot, Adriatik Lapaj kujton takimin e fundit me ish-efektivin e policisë

Zurdi Bresho një ish-efektiv i nderuar në radhët e bluve ka ndërruar jetë këtë të enjte. Lajmin e trishtë e ka dhënë kreu i...

Lajme të tjera

Web TV