Koronavirusi/Flet pacienti zero: Pashë vdekjen me sy, si u zgjova pas 20 ditësh në koma

38-vjeçari Matia Maestri, i njohur si pacienti zero në Itali ka folur mbi eksperiencën e tij në luftën kundër koronavirusit.

Ai ka rrëfyer për mediat italiane se si e pa vdekjen me sy ndërsa luftonte për të mposhtur Covid-19.

“Këta dy muaj kanë qenë shumë të rëndë sesa e kisha menduar. Befas u sëmura dhe isha në prag të vdekjes, por mendoj se jam zgjuar nga vdekja”, ka deklaruar Matia për La Repubblica.

Matia shfaqi më 17 shkurt të këtij viti shenjat e koronavirusit. Ai kishte temperaturë të lartë dhe  shkoi menjëherë në spital.

Mjekët i dhanë atij antibiotikë ndërsa e këshilluan që të kthehet në shtëpi, shkruan La Repubblica. 

Pas dy ditëve gjendja e tij u rëndua tej mase. Matia u detyrua të shkonte sërish në spital. Mjekët i thanë se mushkëritë i ishin infektuar rëndë.

Por, askush nuk e kishte të qartë se çfarë po ndodhte me të, ndërsa një anesteziologe mendoi t’i bënte testin e Covid-19, megjithëse deri në atë kohë nuk ishte raportuar asnjë rast me koronavirus në kontinentin evropian.

Matia u dërgua në spitalin e Pavijis ku zgjua pas 20 ditëve.

Kam qenë në koma dhe e kam parë vdekjen me sy, por tani po shoh diellin”, tregon Matia momentin e tij më kritik në jetën e tij.

Përveç Matias, pozitiv rezultuan edhe gruaja e tij shtatzënë bashkë me prindërit. I ati nuk ia doli dot, ndërsa nëna dhe gruaja arritën të shërohen.

Matia është sot babai i një vajze krejt të shëndetshme.

Megjithatë, ajo që mbetet enigmë është se kush e infektoi me koronavirus Matian, i cili më pas infektoi edhe të tjerët, duke përhapur vdekjen në Itali dhe mbarë Evropën./Përshtati nga La Repubblica, për Fjala.al, B. Quku