Historia e pazakontë, vëllezërit Collyer nga biznesmenë në endacakë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e qytetit të Nju Jorkut në fillimin e viteve 1900 kishte frikë nga telefonatat e banorëve për një shtëpi të veçantë. E vendosur në Harlem, shtëpia e vëllezërve Collyer ishte vazhdimisht objekti i mistereve të lagjes. Kur më në fund policia ndërhyri në vitin 1947, ku ata gjetën një të vdekur dhe 120 tonë hedhurina.
Langley dhe Homer Collyer vijnë nga një familje me rrënjë të thella në Amerikë. Familja e tyre u përfol se kishin nga një anije e quajtur Speedwell .

Kur nëna e tyre vdiq, ata trashëguan shtëpinë. Ata nuk u martuan asnjëherë dhe vazhduan të jetojnë së bashku. Homeri u bë avokat dhe Langley tregtar i instrumenteve muzikore, ata kishin një jetë të gjallë duke shkuar nëpër lokale nate me miqtë e tyre por më pas gjithçka ndryshoi.
Homeri humbi shikimin dhe u paralizua. Në vend që të kërkonte ndihmë mjekësore, Langley la punën e tij për t’u kujdesur për vëllain e tij.Babai i tyre ishte mjek dhe i kishte lënë një pasuri me libra mjekësore ku vëllai i tij u bazua tek ato libra për ta shëruar, ai nuk kërkoi ndihmë mjekësore me arsyen se ata do të shkurtonin nervin optik të vëllait të tij, duke mos lënë asnjë mundësi për shërimin e tij.
Ndërsa kaloi ditët e tij duke u kujdesur për të vëllanë, sjellja e Langley u bë më e mistershme, ai filloi të grumbullojnë piano, pjesë makinash, gazeta dhe të gjithë llojet e mbeturinave.
Ai shmangu kontaktet me njerëzit dhe aktivitetet që ai kryente ishin jo normale për lagjen, disa thonë që ata ishin shumë të pasur, por kjo u vërtetua kur atyre i hoqën energjinë elektrike, linjën e telefonit dhe ujin e pijshëm pasi nuk kishin para të paguanin faturat.
Më aftësitë inxhenierike që ai fitoi duke grumbulluar mbeturina ai ndërtoi një radio të vogël për të siguruar që vëllai i tij të kishte kontakt me botën jashtë, më pas ai bleu një Ford model T duke hequr motorin e saj për të prodhuar energji, dhe shkonte në parqe ku kishte rrjedhje uji për të siguruar mbledhjen e ujit të pijshëm, kjo ra në sy të banorëve, duke e parë atë duke kërkuar ujë, ata e cilësuan se ai ishte i butë dhe i këndshëm. Duke pretenduar se nuk kishte njeri që donte ta thërriste, ai bëri me aftësinë e tij inxhinierike.
Në shtëpinë e tyre ra një zjarr i vogël, dhe kur erdhën zjarrfikësit ai nuk pranoi që ata të shikonin vëllain e tij, gjë që nxiti kureshtje tek banorët e lagjes, sipas dëshmitarëve Homerin e verbër nuk e kishte asnjëri ndër vite.
Kur zjarrfikësit vunë re kutitë e gazetave në shtëpi, Langley tha që ai po i mbante në mënyrë që Homeri kur t’i kthehej shikimi ai do ti lexonte dhe do ishte i informuar për të gjitha.
Depresioni dhe Vdekja
Vitet kaluan dhe depresioni i tyre u rrit akoma më shumë, thashethemet e lagjes bën që ai të vendoste gracka jashtë dhe brenda shtëpisë nga hajdutët, madje ai bleu dhe një shtëpi ngjitur më të vetëm për të mos lejuar fqinjët të shikonin dhe të flisnin për ata.
Në vitin 1947 Policia e New Yorkut hyri në shtëpinë e tyre dhe gjetën Homerin të vdekur midis plehrave dhe 120 ton mbeturina, sipas raportit të policisë shtëpia nuk kishte ngrohje dhe energji elektrike, gjetën midis mbeturinave dhjetëra piano, ata pohuan se ai kishte vdekur një ditë më parë nga uria, por nuk gjetën vëllain tjetër Langley.
Gazetat spekuluan se ai ishte maskuar dhe larguar nga qyteti. Pas dy javësh kërkimesh, policia gjeti Langley të varrosur nën një mal me mbeturina vetëm dhjetë metra nga vendi ku ata kishin gjetur Homerin.
Pasi hoqën të gjithë mbeturinat, zyrtarët e qytetit vendosën për ta shëmbur shtëpinë e tyre, sot ai vend quhet “Rezidenca Collyer” por historia e tyre ruhet ende në departamentin e zjarrfikëseve të Harlemit, ende sot ai vend paraqet rrezik për banorët e zonës.
Burimi www.ripleys.com, përshtati dhe përktheu fjala.al

Të fundit

Omerta, mit apo realitet?/ A mundet mafia të ekzistojë pa ‘kodin e heshtjes’?

Në ruajtje të anonimatit, Toto, siciliani që shoqëron gazetarin Sokol Balla, në udhëtimin përgjatë Corleones, flet edhe për kodin...

Kush po i mbron kriminelët? Vetting zbulon rolin e kreut të Prokurorisë së Lezhës

EMISIONI VETTING “Mbrojtja” e kriminelëve kundra Policisë së Shtetit Vitet e fundit Lezha ka qenë nën ndikimin e grupeve kriminale, të cilat kanë ndikuar në trajektoren...

Berati qarku pa vrasje në 2024, Proda lë porositë për zgjedhjet e 11 majit

Drejtori i Përgjithshëm i policisë ishte sot në Drejtorinë e policisë së Beratit për analizën vjetore. Kërkon zbardhjen e ngjarjeve të vjetra. Kujdes me...

7 erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar…

Zbuloni erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar dhe nxisin mushkëritë e shëndetshme! Nenexhiku Përbërësi kryesor i nenexhikut është mentoli, i cili relakson muskujt...

Vrasja e 38-vjeçarit që dogji Kuranin/ Arrestohen 5 persona

Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se vrasja e një aktivisti anti-islamik vetëm disa orë përpara se një vendim gjyqi do të duhej të enjten...

Lajme të tjera

Web TV