Komisioni i Ligjeve shtyn gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore deri më 23 qershor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot shtyrjen e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore deri më 23 qershor.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar on-line ditën e sotme, dy deputetët e opozitës Alban Zeneli dhe Andi Përmeti abstenuan dhe ky i fundit tha se nuk është kundër shtyrjes së Fatkeqësisë, por kërkoi më shumë argumente për këtë vendim.

Ndërsa në përgjigje të kërkesës së deputetit Përmeti, zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacoli tha se është e nevojshme kjo kohëzgjatje për shkak se specialistët kanë parashikuar që të ketë një rritje të të infektuarve gjatë 14 ditëve si pasojë e masave lehtësuese.

Rakacolli tha se është e nevojshme që të vijojë gjendja e Fatkeqësisë Natyrore, në rast se do të jetë e domosdoshme për të bërë hapa pas më të rrepta.

“Ka ardhur momenti që të gjykojmë që këto masa të lirohen, por duke qenë se e gjithë merita është pikërisht te këto masa. Nga lirimi i tyre specialistët presin që të ketë raste të shtuara duke qenë se një pjesë e të prekurve janë asimptomatik, prandaj këto masa do të jenë graduale. Duhet që të presim minimumi dy javë që të vlerësojmë nëse do ketë rritje ose jo, dhe nëse do ketë, që gjasat janë po, dhe që të kthehemi sërish aty. kjo do të na ndihmojë për të vazhduar që të kontrollojmë situatën. Është e domosdoshme që të vazhdojmë ta kontrollojmë”,-u shpreh ajo.

Ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj tha se ky vendim ndihmon në uljen kurbës së përhapjes se COVID-19 dhe shikohet si domosdoshëm.

“Duke qenë se jemi të gjithë te Komisioni juaj të përditësuar me situatën e gjendjes do të na ndihmojë ne që të kemi mundësi të kontrollojmë dhe të fusim në një kurbë ulëse përhapjen e infeksionit”,-tha Ahmetaj./Fjala.al/

Lexo edhe :  Reforma në drejtësi, Manjani: Ja deputetët e PD që do bashkonin votat me Ramën

 

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV