Koronavirusi erdhi nga kafshët apo nga laboratori kinez? Ja çfarë thonë provat shkencore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë janë duke ngritur pyetjen nëse koronavirusi erdhi nga kafshët, konkretisht lakuriqët e natës apo nga laboratori i Wuhanit në Kinë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, provat sugjerojnë se koronavirusi e ka origjinën te lakuriqët në Kinë në fund të vitit 2019 dhe se nuk bëhet fjalë që të ketë rrjedhur nga laboratorët.

Reagimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë vjen një ditë pasi Presidenti Donald Trump tha se SHBA po heton që të përcaktojë nëse koronavirusi e ka origjinën nga laboratori në Wuhan të Kinës.

“Të gjitha provat e disponueshme sugjerojnë se virusi e ka origjinën nga bota shtazore dhe nuk është një virus i manipuluar ose i konstruktuar në një laborator ose diku tjetër,” tha zëdhënësi i OBSH-së, Fadela Chaib në një konferencë për mediat.

Sipas saj, “Është e mundshme, ka të ngjarë që virusi ta ketë origjinën nga bota shtazore”. Ndërsa shtoi se “sigurisht” që  ka qarkulluar mes kafshëve përpara se virusi të transmetohej te njerëzit.Sipas zyrtarëve dhe ish-funksionarë të inteligjencës amerikane i thanë NBC News javën e kaluar se inteligjenca amerikane po heton nëse koronavirusi rrodhi aksidentalisht nga laboratori kinez që merret me studimin e sëmundjeve te lakuriqët e natës.

Ndërkaq, drejtuesit e laboratorit në Wuhan e hodhën poshtë akuzën duke e quajtur atë një “teori konspirative”.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins, deri më tani koronavirusi ka infektuar pothuajse 2.5 milion njerëz dhe ka shkaktuar mbi 170,000 vdekje në të gjithë botën.

OBSH dhe Trump nga ana tjetër janë paplasur midis tyre mbi pandeminë, ku presidenti i SHBA-ve ndaloi financimin e OBSH-së duke e akuzuar atë se vonoi t’i përgjigjej koronavirusit dhe se nuk ishte transparente me pandeminë.

Lexo edhe :  Lufta në Gaza, 21 fëmijë kanë ndërruar jetë nga uria dhe kequshqyerja në 3 ditët e fundit

OBSH deklaroi ditën e sotme se po vlerëson ndikimin e fondeve të bllokuara nga SHBA dhe se do të punojë me partnerët e saj për të mbushur çdo boshllëk./Përshtati nga CNBC për Fjala.al, B.Quku.

LEXO EDHE: 

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV