COVID-19/ Nesër fillojnë testet serologjike në të gjithë Lombardinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në rajonin e Lombardisë në Itali, do të fillojnë të kryhen nesër testet e para serologike.

Prej nesër spitalet e Bergamo, Brescia, Lodi dhe Kremona do jenë të gatshëm për të testuar imunitetin e qytetarëve duke kërkuar antitrupa neutralizues në gjakun e tyre.

Të parët që do të testohen janë mjekë dhe infermierë Lombardë, 500,000 në të gjithë rajonin.

“Në përgjithësi do të testohen ata që janë në karantinë, subjektet simptomatike dhe ata pa simptoma por që kanë pasur kontakte me raste asimptomatike ose me simptoma të buta.

Testi serologjik është ai i zhvilluar nga ekipi i ‘Policlinico San Matteo’ i Pavisë i udhëhequr nga profesori Fausto Baldanti me 50 studiues të tjerë.

Për momentin janë të disponueshëm njëzet mijë teste në ditë dhe mendohet se deri në fund të muajit maj sasia do trefishohet.

Në 60 minuta tubi i provës analizohet dhe del përfundimi nëse antitrupat janë të pranishëm në organizmin e të testuarit.

Sipas autoriteteve pritet që vetëm 10, më së shumti 15% e qytetarëve të Lombardisë të jenë imune.

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV