Ramazani 2020: Ja kur fillon koha e agjërimit në 60 qytete të botës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ramazani, muaji i shenjtë i myslimanëve fillon në fund të kësaj jave.

Siç edhe dihet, gjatë Ramazanit, myslimanët në mbarë botën agjërojnë për një muaj të plotë hënor.

Agjërimi fillon në syfyr pak para agimit (syfyri) dhe prishet në perëndimin e diellit (iftari). Sivjet në Kosovë dhe Shqipëri syfyri në ditën e parë do të jetë në ora 3:50 ndërsa iftari në ora 19:35.

Vitin e kaluar, orët e agjërimit në të gjithë botën ishin nga 11 në 20, me afate të ngjashme që duhen respektuar edhe në vitin 2020.

Dhe për shkak se dielli lind dhe perëndon pak më herët (ose pak më vonë) çdo ditë, orët e agjërimit në Ramazan gjithashtu ndryshojnë me disa minuta gjatë gjithë muajit.

Deri në fund të muajit, dita do të jetë pak më e gjatë se në fillim në disa vende, dhe më e shkurtër në të tjera.

Në këtë drejtim, Al Jazeera ka sjellë numrin e orëve të agjërimit, në qytete të ndryshme nëpër botë, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet më tej, orari i agjërimit aktual do të ndryshojnë nga dita në ditë, si dhe metodat e llogaritjes:

– Nuuk, Greenland: 20 orë
– Oslo, Norvegji: 20 orë
– Helsinki, Finlandë: 20 orë
– Stockholm, Suedi: 19 orë
– Berlin, Gjermani: 19 orë
– Kalgary, Kanada: 19 orë
– Kopenhagen, Danimarkë: 18.5 orë
– Varshavë, Poloni: 18.5 orë
– Londër, MB: 18.5 orë
– Astana, Kazakistan: 18.5 orë
– Bruksel, Belgjikë: 18 orë
– Cyrih, Zvicër: 18 orë
– Bukuresht, Rumania: 17.5 orë
– Moskë, Rusi: 17 orë
– Paris, Francë: 17 orë
– Romë, Itali: 17 orë
– Kabul, Afganistan: 17 orë
– Madrid, Spanjë: 16.5 orë
– Lisbonë, Portugali: 16.5 orë
– Athinë, Greqi: 16.5 orë
– Pekin, Kinë: 16.5 orë
– Neë York City, SHBA: 16.5 orë
– Pyongyang, Koreja e Veriut: 16.5 orë
– Ankara, Turqi: 16.5 orë
– Tokio, Japoni: 16 orë
– Rabat, Marok: 16 orë
– Islamabad, Pakistan: 16 orë
– Teheran, Iran: 16 orë
– Bagdad, Irak: 16 orë
– Bejrut, Liban: 16 orë
– Aleppo, Siri: 16 orë
– Kajro, Egjipt: 15.5 orë
– Jerusalem, Palestinë: 15.5 orë
– Kuëait City, Kuëait: 15.5 orë
– Gaza, Palestinë: 15.5 orë
– Neë Delhi, Indi: 15 orë
– Koëloon, Hong Kong: 15 orë
– Dhaka, Bangladesh: 15 orë
– Muscat, Oman: 15 orë
– Riad, Arabia Saudite: 15 orë
– Doha, Katar: 15 orë
– Dubai, EBA: 15 orë
– Khartoum, Sudan: 14.5 orë
– Aden, Jemen: 14 orë
– Dessye, Etiopia: 14 orë
– Colombo, Shri Lanka: 14 orë
– Bangkok, Tajlandë: 14 orë
– Kuala Lumpur, Malajzia: 13.5 orë
– Novena, Singapor: 13.5 orë
– Luanda, Angola: 13 orë
– Xhakarta, Indonezi: 13 orë
– Nairobi, Keni: 13 orë
– Brasilia, Brazil: 12.5 orë
– Harare, Zimbabve: 12.5 orë
– Pretoria, Afrika e Jugut: 12 orë
– Auckland, Zelanda e Re: 11.5 orë
– Mendoza, Argjentinë: 11.5 orë
– Cape Toën, Afrika e Jugut: 11.5 orë
– Canberra, Australi: 11.5 orë
– Punta Arenas, Kili: 11.5 orë

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV