Covid-19/ Testim, testim, apo izolim, ndëshkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Test, test, test”! OBSH nxiti qeveritë në Botë që të përballeshin me sëmundjen Covid-19, duke synuar sa më shumë testime për ndërprerjen e zinxhirit të infektimit. Por, çfarë po ndodh në Shqipëri? Masat kryesore janë izolim dhe ndëshkim. Autoritetet deklarojnë se po bëjnë testime duke gjurmuar kontaktet e të infektuarëve, por në gazetën Fjala vjen denoncimi nga Kruja ku një çifti të moshuarish u refuzohet testi edhe pse kanë nusen e djalit pozitive me Covid-19.

Një qytetar shqiptar sot ka humbur lirinë e lëvizjes së lirë në territorin e vendit të tij. Që të dalësh nga shtëpia të duhet një leje e posaçme nga portali zyrtar shtetëror e-albania dhe mund të qëndrosh jashtë shtëpisë për pazare a ndonjë punë tjetër vetëm 1 orë e 30 minuta në ditë nga ora 5.00 deri në 17.30. Nuk mund të lëvizë nga qyteti në qytet dhe gjatë fundjavave nuk i lejohet të dalë fare nga shtëpia, vetëm në rast se ka autorizim që i duhet të punojë. Këto masa janë marrë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisësë sëmundjes ngjitëse Covid-19, nga e cila janë infektuar deri më tani 634 persona dhe kanë humbur jetën 27 të tjerë. Por masat e marra për shkak të pandemisë kanë edhe efekte penale për qytetarët që thyejnë karantinën me gjobëdhe deri 2 vite burg dhe 8 vite burg për atë që bëhet shkak për infektimin e personave të tjerë. Izolim dhe ndëshkim. Kjo është politika e shtetit shqiptar për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë, ndërsa vijon testimi i kufizuar i njerëzve që kërkojnë ndihmë tek numri  i urgjencës 127. Drejtori i Organizatës Botërore e Shëndetësisë, Tedros Ad’hanom Gebrejesus, në mes të Marsit ngulmoi tek rëndësia e testimit. “Kemi porosi të thjeshtë për gjitha vendet: testoni, testoni, testoni”- tha ai.

Autoritetet shqiptare nuk kanë preferuar testim në masë edhe pse arsyeja nuk është thënë zyrtarisht. Dyshimi se kishte mungesë tamponësh nuk u pranua nga ministrja e Shëndetësisë, e cila edhe pse nuk dha një numër të saktë është shprehur në nisje të pandemisë se “kemi sasi të konsiderueshme tamponësh dhe vijojmë të furnizohemi në vazhdim”. Kjo ministri bën çdo ditë bilancet e testimeve dhe të infektuarëve, ku vihet re numri i vogël i testimeve, 6269 gjithsej. Strategjia zyrtare është hetimi epidemiologjik dhe gjurmimii kontaktevetëtë infektuarëve. Por, edhe testimi i kontakteve të afërta me një të infektuar mesa duket bëhet vetëm në rast se shfaqin shenja të sëmundjes. Në gazetën Fjala dje erdhi një denoncim nga Kruja, ku një çift të moshuarish kërkonin tu bëhej tamponi, pasi nusja e djalit të tyre që jetonte me ata kishte dalë pozitive me Covid-19. Çifti Xhafa deklaron se spitali rajonal refuzoi të kryente testin duke i pyetur nëse kanë apo jo simptoma. As të moshuarve Xhuma Xhafa, 74 vjeçe dhe Ahmet Xhafa 82 vjeç, dhe as nipit dhe mbesës së tyre, nuk u janë bërë tamponët edhe pse një pjesëtar i familjes është pozitiv.

Lexo edhe :  Jet Ski, gomone e skafe, bllokohen 41 mjete lundruese në jug të vendit

Ekspertët e fushës sugjerojnë kudo në botë se testimi është dritarja e vetme për të parë  se si po përhapet pandemia. Pa testuar nuk ka asnjë mënyrë për të kuptuar pandeminë dhe për të ngadalësuar përhapjen dhe ndikimin e virusit. Edhe në Shqipëri ka pasur ekspertë që kanë mbrojtur këtë strategji.  Mjeku imunolog, Genc Sulçebe para pak ditësh këmbënguli se në fazën në të cilën ndodhet pandemia e koronavirusit, testimi masiv është mënyra më e mirë e frenimit të përhapjes së saj. Ndërsa jemi në javën e 7-të të izolimit, pandemia vijon të jetë me një kurbë të qëndrueshme duke shënuar çdo ditë të infektuar të rinj me një rritje në dy ditët e fundit dhe me përhapjen e vatrave të reja të infektimit./Fjala.al

-Denoncimi/ Dyshojnë se janë me Covid-19, spitali i Krujës refuzon t’u bëj tamponin

Të fundit

15-vjeçari me probleme mendore dhunon babai dhe gjyshen! Edhe ngacmim seksual

Një baba nga Saranda akuzon djalin e tij 15 vjeçar se ushtron dhunë fizike ndaj tij dhe gjyshes 85...

Blendi Kajsiu: Cila është anomalia politike e Shqipërisë?

Kolegu Bushati argumenton se kush pretendon se Berisha i humbi zgjedhjet, apo se Rama i fiton zgjedhjet përballë berishizmit edhe pa krimin e organizuar,...

Braçe komplimente Arlind Qorit: Bëri fushatë të mirë, të tjerët jo

Erion Braçe komplimentoi sot fushatën e Lëvizjes Bashkë të Alrind Qorit për zgjedhjet e 11 majit. I ftuar në Report TV, Braçe thotë se...

Trump mbyll të gjitha zyrat e USAID jashtë SHBA deri më 30 shtator

Administrata Trump ka urdhëruar mbylljen e të gjitha pozicioneve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) jashtë vendit deri më 30 shtator, duke zhvendosur...

Rama: Çlirojmë Tiranën nga zaptimet në lagje

Fitorja e mandatit të katërt i ka dhënë mundësinë kryeministrit Edi Rama që të marrë kohë të mjaftueshme për të reflektuar, si në analizë,...

Lajme të tjera

Web TV