Masat ndaj Covid-19/ “Pyesni Alimadhin, e pastaj hajde bëni dëngla”, Balla i përgjigjet Gjonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur të gjitha akuzave të opozitës ndaj qeverisë gjatë seancës plenare ditën e sotme.

Deputeti socialist theksoi se Kuvendi është shembulli më i keq i zbatimit të masave ndaj Covid-19 dhe kërkoi që të mbyllet.

Më tej, Balla theksoi se Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e Gjermanisë për vendosjen me detyrim të maskave në vende publike.

“Kuvendi i Shqipërisë është shembulli më i keq i masave ndaj koronavirusit, ndaj nëse vazhdon kështu unë them ta mbyllim.

Unë i them qeverisë shqiptare se ashtu si në Gjermani, vendosja e maskave në publik të bëhet domosdoshmëri.”-u shpreh ai.

Duke iu përgjigjur deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjonit, Balla i theksoi se duhet të pyesin deputetin Adriatik Alimadhi se si është të luftosh me koronavirusin e pastaj të flasin në Kuvend.

“Sot janë 29 raste të reja, zoti Gjoni ju thatë që nuk është ndonjë gjë e madhe se kemi 27 jetë të humbura, për mua dhe 1 jetë e humbur është fatkeqësi. Do ju nxisja të gjithëve t’i bëni një telefonat kolegut Adriatik Alimadh, pyeteni si është të jesh me Covid-19 dhe hajdeni na bëni dëngla këtu .”-u shpreh Taulant Balla./Fjala.al/

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV