Tërhiqet nga çështja e Bashës gjyqtarja Fatmira Hajdari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit, Fatmira Hajdari, është tërhequr nga gjykimi i çështjes për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e PD-së Ilir Dervishi për lobimin rus.

Që në seancën e parë gjyqësore, Hajdari ka njoftuar se kërkesën e saj do t’ia paraqesë kryetarit të Gjykatës.

Këtë tërheqje e ka justifikuar me faktin që çështja të mos paragjykohet, ndërsa seanca e radhës u caktua të zhvillohej me 30 prill, ora 10.

“Basha ka qenë disa herë në shtëpinë time si kryetar i opozitës në ceremonitë për bashkëshortin tim. Pres që kërkesa ime të pranohet.”-tha ajo.

Hajdarit i kishte rënë kjo çështje nga shorti për të kryesuar trupën, në përbërje të cilës ishin dhe Alaudin Malaj dhe Shpresa Beçaj, që do të merreshin me shqyrtimin e apelimit të prokurorisë ndaj vendimit të marrë nga gjyqtari Lazër Sallaku që pushoi hetimin ndaj kryedemokratit Basha.

Për Gjyqtarin Lazër Sallaku provat ishin të pavlefshme, ndaj  rrëzoi akuzën për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, pasi sipas tij nuk faktohet një gjë e tillë.

Megjithatë ky vendim nuk u mirëprit nga Prokuroria, e cila vendosi ta apelonte ndërkohë që grupi i prokurorëve u nda në dy qëndrime ku njëri prej tyre, Kol Hysenaj, kërkoi rikthim të akteve për vijimin e hetimeve ndërsa tjetri vazhdimin e gjykimit.

Verdikti final për këtë çështje pritet të merret nga Gjykata e Apelit, nëse do të lërë në fuqi vendimin e Lazër Sallakut apo do të pranojë kërkesën e një prej prokurorëve për të rikthyer aktet për hetim./Fjala.al/

Të fundit

Tarifat, goditje për prodhuesit e parfumeve në Francë

Kompania franceze Corania, nje biznes familjar 90-vjeçar po përballet me sfida të mëdha. Parfumeria, me bazë në Marsejë, është e...

Açka ironizon kolegët në PD: Janë vënë në radhë po shajnë SPAK

Deputetja demokrate Flutura Açka, ka ironizuar kolegët e saj në Partinë Demokratike, për të cilët thotë se janë vënë në radhë gjatë kësaj periudhe...

Pet Shop Boys, gjenia e pazakontë e Jack Bond dhe Jane Arden

nga Andrew Pulver Vdekja e Jack Bond në dhjetor të vitit të kaluar shënoi fundin e një kapitulli të jashtëzakonshëm – dhe çuditërisht të...

Thatësirë rekord në Europë këtë verë, ja shtetet më të prekura

Muajin e kaluar u regjistrua një thatësirë rekord në Europë dhe në hapësirën e Mesdheut. Më shumë se gjysma e tokës në vendet europiane, kryesisht...

Arrestime për incidentin në Novi Sad në Serbi, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi do të mblidhet të shtunën në mesditë pas arrestimit të 11 personave – përfshirë një ish-ministër – një...

Lajme të tjera

Web TV