13 të infektuar me COVID-19, izolohen në qelitë e të fortëve në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas mafiozit italian, infektohen edhe 12 persona të tjerë në këtë burg. Heshtin autoritetet. Asnjë informacion mbi emrat apo edhe gjendjen e tyre  

Nga Nikoleta Kovaçi

Ishte Instituti i Shëndetit Publik që ditën e djeshme lëshoi alarmin e madh; 13 prej rasteve të reja me Covid-19 që janë shënuar në Tiranë, i përkasin një vendi vuajtjeje dënimesh.

Duke tentuar të ruajë mosidentifikimin e burgut në të cilin gjenden këto raste, ISHP-ja ka mundur të bashkërendisë thjesht shifrat duke fshehur pikërisht faktin se Covid-19 tashmë nuk është thjesht një informacion i dalë nga të burgosurit, por një realitet kërcënues për jetën e secilit prej tyre. Të dhënat e mëvonshme treguan se bëhet fjalë për 13 të burgosur në burgun 313. Madje të njëjtat të dhëna thanë se këta të infektuar janë kaluar në qeli të posaçme prej disa ditësh ku edhe po mbahen të izoluar nga pjesa tjetër e të burgosurve.

Më herët është folur për infeksione edhe tek 302-i po në Tiranë, në Drenovë dhe po ashtu është bërë me dije se ka patur raste edhe në Rrogozhinë. Por për asnjë nga këto raste nuk është mësuar se për sa persona bëhet fjalë, ndërkohë që autoritetet përgjegjëse kanë heshtur përgjatë gjithë ditës së djeshme në lidhje me rastet më të reja.

Tri ditë më parë u bë fjalë për një të burgosur italian i cili kishte shfaqur shenja të dukshme si mbartës i virusit, ndërsa prej afër 1 muaji është ish-drejtori i spitalit të Sarandës i cili ka kërkuar me ngulm t’i bëhen testet dhe gjykata vendosi nga gjysma e muajit për kërkesën e tij. Dhe ditën e djeshme përgjigjja që ka ardhur për të burgosurin ka qenë tronditës. Ai ka rezultuar pozitiv. Sërish mungojnë të dhënat që lidhen me vendndodhjen e këtij personi, ndërkohë që ende nuk ka një informacion konkret as nga Drejtoria e Burgjeve dhe as nga Ministria e Drejtësisë!

13 rastet tek 313       

Referuar të dhënave që dolën dje nga ISHP u mësua se janë shënuar edhe 13 raste të reja me Covid në burgun 313 në Tiranë. Pas rastit të parë, që u konfirmua pak ditë më parë, italianit të arrestuar në vitin 2018 për trafik droge, si pjesë e organizatave mafioze të Barit, tashmë rezultojnë edhe disa të tjerë. Sipas informacioneve të shumta bëhet me dije se italiani Giovanni Di C., nuk ka pasur asnjë kontakt me njerëz nga jashtë burgut që nga data 4 mars dhe vizitat zyrtare janë pezulluar që nga data 11 për të gjithë. Nuk dihet ende se cila pjesë e stafit, apo i burgosur tjetër i arrestuar më pas, ka përcjellë virusin brenda ambienteve të burgut ndoshta edhe pa patur ndonjë simptomë të dukshme. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, pas identifikimit të të burgosurit italian me Covid-19, janë testuar 30 të dënuar të tjerë që për arsye të ndryshme kanë pasur kontakt më të brenda burgut, 13 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë. Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë asnjë sqarim se kush janë 13 të infektuarit, të burgosur, rojë apo pjesë tjetër e administratës së burgut. Sipas të dhënave, që në momentin kur është shquar italiani me Covid, administrata e burgut ka marrë masa për të pajisur me dorashka e maska këdo që futet në ambientet e brendshme. Po ashtu bëhet me dije se në portën kryesore të hyrjes është vendosur edhe një njoftim, ashtu siç në çdo ndërtesë tjetër që më shumë në fakt janë për të qenë në rregull me rregullat e vendosura nga qeveria se sa për tu zbatuar. Njoftimi udhëzon veç stafit, edhe të gjithë OPGJ-ve, prokurorëve dhe avokatëve që do të futen në ambientet e këtij burgu që të pajisjen me maska dhe doreza, pasi në të kundërt nuk do të lejohen. Ndërkohë ditët e fundit janë një sërë protestash brenda qelive, ku të burgosur të burgut 313-ta kërkojnë lirimin nga qelia për shkak të situatës dhe dërgimin në shtëpi si pjesa tjetër e përfituesve me leje të posaçme që janë mbi 600 të dënuar deri më tani. Në fillim të muajit prill në burgun e Rrogozhinës juristi i këtij institucioni infektoi drejtorin dhe një punonjës të burgut, ndërkohë që një telefonues edhe nga Drenova tregoi për të dhëna që i ngjanin infektimit me virus, po që prej asaj dite e deri më sot nuk u fol më për këtë burg, deri ditën e djeshme kur një polic u vu në pranga se po fuste drogë në ambientet e brendshme të këtij burgu.

Lexo edhe :  Fier/ U rrëzua nga shkallët, ndërron jetë në spital 69-vjeçari

Ish-drejtori i spitalit me Covid në ‘302’

I burgosuri që prej një muaji kërkoi t`i bëhej testi se dyshonte se ishte i infektuar me Covid-19 mësohet se ka rezultuar pozitiv. Sipas të dhënave që vijnë nga burime të besueshme nga Burgjet mësohet se testi që i është bërë Florenc Llanajt ka treguar se shqetësimi i tij ka qenë i vërtet edhe pse askush nuk e ka marrë në konsideratë. Ai kërkoi me ngulm t`i bëhej testi dhe Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që vendosi pro tij ka njoftuar se Florenc Llanaj, ka rezultuar pozitiv. Më 3 prill, përmes avokatit të tij, Arbër Hoxha, Llanaj i është drejtuar Gjykatës kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” pasi ai duhet të vendosë lente duke prekur sytë, për shkak të problemeve me shikimin, dhe rrezikon që në qeli të marrë koronavirusin, duke qenë se ai ngjitet edhe përmes kontaktit. Sakaq Gjykata e Posaçme pranon se ka patur mjaft kërkesa për ndryshimin masave të sigurisë dhe se janë pranuar ato që kanë patur probleme shëndetësore. Për raste të tjera, GJKKO thotë se pritet përgjigje nga mjekësia ligjore. Po ashtu Gjykata ka kërkuar informacion tërësor për shëndetin e këtyre personave, nisur nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë./ Fjala.al

Të fundit

Si të fshini llogarinë tuaj në Instagram dhe të rikuperoni të gjitha fotot

Ju mund të dëshironi të shkëputeni nga rrjetet sociale duke fshirë llogarinë tuaj , por rreziku është që të humbni materialin fotografik...

Jeni dhurues i rregullt i gjakut?/ Ja ndryshimet gjenetike që pëson organizmi juaj

Ndryshime gjenetike janë identifikuar në qelizat burimore të gjakut nga dhurues të shpeshtë që nxisin gjenerimin e qelizave të reja për të zëvendësuar ato të humbura , por...

5 gabimet e pafalshme që produksioni i BBVA këtë bërë këtë sezon me banorët dhe ndjekësit

Ky sezon i “Big Brother VIP Albania” ka qenë një nga më të diskutuarit për shkak të situatave të papritura dhe vendimeve të diskutueshme...

‘Çmendet’ Lamborghini, prodhon linjën e karrocave për fëmijë/ Kushton plot 5.000 dollarë

Prodhuesi i makinave luksoze Lamborghini, po hyn në tregun e paisjeve për fëmijë duke bashkëpunuar me markën britanike të artikujve për fëmijë Silver Cross...

Republika Sërpska drejt shpalljes shtet?/ Dodik sfidon urdhërarrestin

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska po mban një seancë të posaçme ku po diskutohet miratimi i një kushtetute të re, që do ta përkufizonte...

Lajme të tjera

Web TV