E tmerrshme/Alarmohen mjekët: Ky veprim i koronavirusit shkatërron trupin e njeriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shenjat e mpiksjes së gjakut të cilat janë zbuluar nga mjekët në organe të ndryshme të trupit kanë alarmuar ekspertët e mjekësisë.

Sipas tyre, kjo do të shndërrohej në një nga mënyrat më të tmerrshme se si virusi do të shkatërronte trupin e njeriut

Pulmonologët që monitorojnë pacientët me COVID-19 në ventilatorët mekanikë kanë vëzhguar se si pjesë të mushkërive kishin pësuar mpiksje gjaku ose nuk kishin gjak.

Neurokirurgët po përballen me një rritje të rasteve të tilla për shkak të mpiksjes së gjakut, dhe numri i viktimave po pëson rritje, edhe te të rinjtë që janë prekur nga koronavirusi.

“Është shumë e habitshme se si kjo sëmundje krijon mpiksjen e gjakut”  tha Dr. J Mocco,  neurokirurg në një intervistë, ku përshkruan sesi disa mjekë mendojnë se COVID-19, është më shumë se një sëmundje që prek mushkëritë.

Në disa raste, tha Mocco, goditja në tru do të ishte simptoma e parë e një pacienti të ri me COVID-19.

Tani pacientët pritet të marrin doza të larta të një medikamenti për hollimin e gjakut.

Ndoshta, ndoshta, nëse parandalohet koagulimi, sëmundja mund të lehtësohet deri diku” tha Dr. David Reich, presidenti i spitalit “Mali i Sinait” në Izrael.

Në tre javët e para të muajit marsit sipas Moccos 32 pacientë patën bllokime në tru për shkak të mpiksjes së gjakut, ndërsa shtoi se të prekurit ishin nën moshën 49 vjeç, madje më i riu ishte 31 vjeç.

Raste të ngjashme janë konstatuar nga mjekët edhe në provincën Hubei, në Wuhan të Kinës, prej nga rrodhi edhe koronavirusi.

Në Spitalin Universitar Thomas Jefferson të Philadelphias, Dr. Pascal Jabbour ka parë po të njëjtat raste, ku pacientët me koronavirus goditeshin nga mpiksja e gjakut.

Lexo edhe :  Publikoi videon e CEO-s që tradhtoi gruan, reagon 28-vjeçarja: S’e dija që do bëhej nami

“S’kam parë kurrë deri më tani që ndonjë virus tjetër ta shkaktojë një gjë të tillë”, thotë  Jabbour.

Mpiksja e gjakut mund të zhvillohet te kushdo që sëmuret rëndë dhe kalon periudha të gjata kohore të palëvizshme në ventilator, por mjekët thonë se problemi shfaqet më shpejt te pacientët me COVID-19, kjo si një pasojë më e drejtpërdrejtë e virusit./Përshtati nga Reuters, për Fjala.al, B.Quku/

Të fundit

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Furnizimi me ujë, raporti i ERRU-së: Në Kamëz dhe Vorë ka 4-8 orë në ditë

Uji me orar vijon të shoqërojë pjesën më të madhe të bashkive në vend, dhe premtimi i kahershëm për furnizim 24 orë në të...

Lapaj: Kërkoj falje për gabimin, Shabani ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë

Në daljen e parë pas debatit publik me Endri Shabanin, kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj rrëfeu se formulën me familjarët në listën e...

Inteligjenca kroate: Ka rrezik tensionesh Kosovë-Serbi

Përshkallëzimi i tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë paraqet një rrezik të vazhdueshëm. Ky fakt bëhet i ditur me anë të një raporti nga Agjencia...

“Edi Rama do punësojë demokratët, plani i tij është afatgjatë për…”

Demokratja, Adriana Kalaja mesa duket ka “zbuluar” së fundmi planin e kryeministrit Edi Rama. Sipas kandidates për deputete në zgjedhjet e 11 Majit, kreu i...

Lajme të tjera

Web TV