Horoskopi për ditën e shtunë 25 prill 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njihuni me parashikimin e astrologëve, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Mund të përballeni me probleme në punë, të cilat do ua vështirësojnë ditën. Mos ngurroni të kërkoni këshillën e një miku, bashkëpunëtori apo edhe të partnerit/es.

Demi

Mundohuni që të mbani nën kontroll nervozizmin tuaj, i cili do të jetë i tepruar. Mund ta gjeni veten të dalë nga natyra juaj, ndaj bëni kujdes.

Binjakët

Nëse e keni lënë pas dore njeriun e zemrës kohëve të fundit, kjo është dita për të rikuperuar. Sfera sentimentale do të jetë mjaft e favorizuar.

Gaforrja

E shtuna do të jetë mjaft impenjative sa i takon sferës profesionale. Por nga ana tjetër kjo ditë mund të sjellë disa kënaqësi më shumë, edhe sa i takon anës ekonomike.

Luani

Bëni kujdes me kursimet tuaja, pasi mund të ketë shpenzime të papritura. Kjo situatë duhet trajtuar me kujdes, në mënyrë që të mos hasni në ngërçe të cilat nuk do dini si ti menaxhoni.

Virgjëresha

Mund të ndiheni të lodhur, por duhet të nxirrni në pah forcën tuaj në mënyrë që të përfundoni të gjitha aktivitetet e nisura. Pas kësaj do e keni të merituar pushimin.

Peshorja

Ju pret një ditë përgjithësisht e qetë, si nga pikëpamja profesionale, edhe ajo sentimentale. Gjërat do të jenë në ekuilibër, ndaj mundohuni që të ruani stabilitetin.

Akrepi

E shtuna do të jetë mjaft e favorshme sa i takon ndjenjave. Parashikohen takime interesante për ata që janë vetëm dhe momente romanticiteti për ata që janë çift.

Shigjetari

Dita do të jetë mjaft pozitive sa i takon punës, ku do të arrini që të merrni rezultate të rëndësishme. Bëni kujdes sa i takon sferave të tjera.

Lexo edhe :  1977 – Fluturimi i parë i lirë i anijes kozmike Shuttle Enterprise

Bricjapi

Mundohuni që të shmangni debatet e kota dhe tepër të ndezura, sidomos me partnerin/en. Vetëkontrolli është arma më e mirë.

Ujori

Mund të ndiheni nostalgjik, por mundohuni që të lini sa më parë të shkuarën. Vetëm në këtë formë do arrini që të shikoni përpara.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do të ndihni disi të rënë moralisht, por mos u shqetësoni, pasi puna do ju dhurojë kënaqësi të mëdha. Në këtë formë do arrini që të balanconi ditën.

Të fundit

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë nga qindra trupa të Gardës...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lajme të tjera

Web TV