Intervista/ Ilirian Shima: Jam i motivuar çdo çast, nuk më ndal karantina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Jam në gjendje krijuese, sepse edhe kur mërzitem edhe kur kënaqem të gjitha i hedh në art”

Nga Leonard Veizi

Karantina e ka mbyllur brenda, por mendimet e tij lëvizin lirshëm në çdo cep të botës dhe për më tepër penelatat janë po aq pranverore sa dhe stina që po përjetojmë, pavarësisht problemeve që ajo trashëgoi prej dimrit gri. Skulptor plot talent dhe piktor gjithashtu Ilirian Shima prej shumë vitesh është banor i Athinës. Dhe si shumë të tjerë ndodhet në karantinë. Por kjo nuk e ka penguar aspak të hedhë bojra mbi telajo apo të gdhendi mbi mermer.

Si po i kaloni ditët e karantinës së zgjatur?

Ashtu si të gjithë. Por mua dhe më pëlqen të rri në shtëpi. Për mua nuk është se kjo situatë ka ndikuar për të ndryshuar shumë. Në punën time nuk kam orar dhe për më tepër nuk kam “afendiko” mbi kokë. Unë gjithmonë kam qenë i lirë. Fakti që të gjithë njerëzit tanimë janë futur në shtëpi, se si më duket. Por gjithsesi kjo më bën të rri më shumë me familjen e të njihem me mirë me fëmijët. Se me thënë të drejtën ata janë rrugëve, nëpër shkolla. Vajza është në universitet dhe ka ditë që nuk e shoh fare dhe tani jam kënaqur, sepse kam qëndruar gjatë me të.

Por këto ditë jam marrë dhe me macen e shtëpisë, sepse ajo është muza ime e fundit.

I trembeni virusit?

Ç’është e vërteta unë pata një histori me gripin e zakonshëm, që më kapi dhe më hodhi në tokë me thënë të drejtën. Pata problem dhe vazhdoj të kem ca probleme të vogla me frymëmarrjen, sepse më ka lënë një kollë. Dhe kjo është e vetmja frikë ndaj nuk dua të më zërë ky gripi i ri.

Keni qenë i motivuar në këto ditë?

Unë do ta cilësoja veten si një njeri në prizë, pra jam në lëvizje dhe në krijimtari të vazhdueshme. Dhe i shoh gjërat vetëm artistikisht. Fatmirësisht apo fatkeqësisht unë nuk jam me këmbë në tokë. Në njëfarë mënyre jam në fluturim. Kam përshtypjen se kështu duhet të jetë çdo artist.

Megjithatë më ka ngacmuar çështja e ngujimit apo e karantinës. Ishte diçka që vetëm e kishim dëgjuar, e kishim lexuar apo e kishim parë nëpër filma. Kemi lexuar në histori për karantina të tmerrshme. Megjithatë ne nuk pamë nga ato gjëra për të cilat kishim dëgjuar. Gjithsesi kjo vjen edhe sepse bota moderne ka më tepër lehtësira. Por kur dëgjojmë lajmet trembemi, sepse flitet për vdekje të shumta. Për arsye të gripit që kalova e lashë mënjanë për njëfarë kohe skulpturën e mermerit, pasi nuk ishte mirë që të punoja me pluhura. Por kam punuar me pikturën, të cilën e kam pasur gjithmonë pasion. Dhe nisa një “Muzë pranverore” rreth 2 metra. Pasi e përfundova kisha dëshirë ta ndaja me të tjerët këtë kënaqësi, nëpërmjet dritares sime të Facebook-ut. Por ma morën menjëherë. Domethënë u shit. “Shitje në kohë të kolerës”, do ta cilësoja unë. Ndërkohë që dhe nja dy punime të tjera, të cilat gjithashtu i kisha reklamuar në Facebook, gjithashtu m’u shitën shpejt. Atëherë i thashë vetes: Përse nuk ke punuar më përpara me pikturë? Gjithashtu bëra dhe figurën e Laokondit. Është një figurë që unë e kam pasur gjithmonë qejf dhe kam dashur gjithmonë ta bëj.

Dhe pse pikërisht tani?

Sepse Laokondi është një figurë mitologjike ku Poseidoni i dërgoi dy gjarpërinjtë dhe e vrau bashkë me gjithë bijtë e vetë. Por që kur u shpall karantina nuk di pse vetja mu duk si Laokondi, sikur më kishin bllokuar gjarpërinjtë dhe nuk lëvizja dot. Kjo ishte dhe arsyeja përse unë e fillova dhe e mbarova Laokondin pikërisht në periudhën e karantinës. Në këto ditët e karantinës i erdhi ora. Dhe besoj se është realizuar me shumë sukses. Është një nga pikturat e mia më të mira.

Lexo edhe :  Më e bukura në botë, xhamia Ballies në Elbasan fiton çmimin si “Ndërtesa e Vitit 2025”

Do vazhdoni ende t’i kushtoheni pikturës?

Po mendoj se do vazhdoj me gjininë e pikturës. Kisha dëshirë të bëjë një ekspozitë me to, por po më shiten dhe nga një anë gëzohem dhe nga ana tjetër hidhërohem, sepse nuk më grumbullohen punët. Domethënë dy pikturat e fundit që bëra, të cilat janë me dimensione të mëdha, sipas meje super-piktura.

Ndërkohë profili juaj të cilës i keni kushtuar jetën artistike është skulptura?

Padyshim. Dhe tani po më hanë duart për të punuar në skulpturë. Dua të nis një skulpturë zanore. Është figura e lirës. Dhe lira mban një volum i cili nxjerr zë. Një skulpturë që ka mundësi të hidhet në prodhim. Ma kërkuan në Hong Kong. Është një producent që merret me altoparlantë dhe gjëra të tjera elektronike, i “Crystal Audio”. Është pjesë e atyre njerëzve të cilët i kam pasur miq këtu e 17-18 vjet më parë, bashkëpunëtorë dhe sponsor njëkohësisht. Kështu që besoj shumë shpejt do të nis nga kjo punë.

Mund të përbëjë ky precedent një motiv që në të ardhmen të merret si pikë referimi?

Sigurisht që çdo situatë, sidomos situata të vështira në histori e kanë emocionuar dhe e kanë vënë në pozitë, në krijimtari artistin, sepse artisti nuk e mban dot. Edhe unë kam bërë shumë skica dhe sidomos piktura dixhitale me temën e “covidit”. Natyrisht, nuk mund të rri dot pa reflektuar ndaj një situate të tillë. Sepse ajo ka lënë shenjë sigurisht. Ndoshta një artist i Lombardisë e ka parë tragjizmin me sytë e vet, kurse ne këtu nuk pamë gjë. Thjesht u futëm në shtëpi dhe ishte mërzia e të qëndruarit brenda. Por gjithsesi, edhe pse nuk e kemi ndjerë shumë, unë jam qytetar dhe e di se ç’do të thotë dhimbje, di se ç’do të thotë dhimbje për bashkëqytetarin tim të kohës, kështu që më emocionon dhe mërzitem dhe unë për ata që janë larg.

Në këto ditë të karantinës punoni në shtëpi apo në studion tuaj?

Unë kam shkuar vazhdimisht në studio. Kam një letër-leje që ma ka dhënë qeveria. Kam shkruar sepse kam porosi nga një klient në Dubai, dhe në studio punoj me qetësinë time. Mund të them se kam punuar shumë. E ardhmja do ta tregojë se sa e rëndësishme dhe sa e fortë ishte kjo periudhë. Sidomos për artistët që kanë qenë afër tragjedisë. Kam mendime plot, e di që kam akoma për të bërë dhe po ia lëmë kohës. Por siç e thashë dhe më parë, unë jam në gjendje krijuese, sepse edhe kur mërzitem edhe kur kënaqem të gjitha i hedh në art.

Cila është muza juaj e momentit?

Për mua më shumë se problemet që sjell “Covidi” si virus ishte vjedhja e pranverës që më bën ai. Nuk ia lejoj kujt, as “Covidit”, madje as Perëndisë do të thosha, të më vjedhë pranverën. Prandaj dhe në titujt e pikturave janë “Pranvera e vjedhur”, apo “Pranverë e munguar” dhe të tjera të këtij lloji. Pranvera është muza ime dhe muzat unë nuk i lëshoj. Është si puna e një burri që do shumë gra, kështu dhe puna ime me pranverat. I dua lulet t’i kem të mijat, aromat gjithashtu dhe të mos m’i vjedhë kërkosh, se e ka keq punën me mua./Fjala.al

Të fundit

“Populli im nuk ka frikë. Aleatët tanë janë më të frikësuar se ne”

Donald Trump është i interesuar vetëm të jetë në qendër të vëmendjes, por përdor fjalë pa kuptim. Për Ukrainën...

Hansi Flick kundërshton traditën e Barcelonës, drejtuesit e klubit nuk pajtohen me të

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk po arrin ta kuptojë njërën prej traditave të hershme të klubit, sipas raportimeve nga Spanja.  Tekniku gjerman mori ‘frenat’...

Pse nuk duhet të alarmohemi nga zbulimi i Coronavirus-it të ri?

Batwoman është kthyer për të paralajmëruar botën, por është ende herët për t’u alarmuar. Shi Zhengli, virologia kineze e cila u bë e famshme me pseudonimin...

Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Një studim i ri ka zbuluar se malet mund të fshehin rezerva të mëdha të hidrogjenit të bardhë, duke rritur shpresat për një burim...

Protesta të dhunshme në Bullgari, 6 të arrestuar dhe 10 policë të plagosur

Trazira dhe përplasje kanë shpërthyer në Sofje në Bullgari këtë të shtunë. Mijëra protestues të partisë ultra-nacionaliste “Ringjallja” në Bullgari dhunuan dhe tentuan të hynin në...

Lajme të tjera

Web TV